Argjentina mposht Meksikën, 3 – 1
Argjentina fiton sërish dhe ecën e sigurt në rrugën e saj drejt turit tjetër në kampionatin botëror të Afrikës së Jugut. Përballja e sotme përfundoi me rezultatin 3-1. Golat për ekipin e Maradonës u shënuan nga Tevez (dy herë) dhe Higuain, ndërsa goli i nderit për Meksikën u shënua nga Hernandez. Në këtë përballje ra në sy loja e shpejtë dhe teknika...
Gjermania shkatërron Anglinë, 4 – 1
Gjermania shkatërron me rezultatin 4-1 Anglinë dhe siguron një vend në çerekfinalet e Botërorit afrikan, ndërkohë që skuadra e Kapelos, një ndër pretendentet kryesore në startin e këtij kompeticioni, rikthehet në shtëpi e turpëruar. Gjermanët zhvilluan një ndeshje gati perfekte duke mposhtur në të gjitha drejtimet skuadrën angleze. Rezultati zhbllokohet në minutën e 20 të takimit, minutë kur sulmuesi Miroslav...
Aksident tragjik, vdes aktori i Korçës Perika Gjezi
KORCE- Një aksident ë rëndë rrugor i ka marrë jetën aktorit të Teatrit të Korcës, Perika Gjezi. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korcë-Voskopojë teksa automjeti me të cilin udhëtonte 60 vjecari është përplasur me një mjet tip fuoristradë. Përplasja ka qenë fatale për aktorin i cili udhëtonte i...
Dëshmon në Itali ish-shikasi “Remzi Hoxha”
Autoritetet e drejtë sisë italiane kanë ekzekutuar tri letër-porositë e gjykatës së Krimeve të Rënda, për llogari të procesit penal ndaj tre ish-shikasve të akuzuar për rrëmbimin, torturimin me pasojë zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha. Ish-shikasi Riza Shehu, ka rrëfyer për gjyqtarët italianë gjithçka dinte për rrëmbimin e biznesmenit Hoxha, më 21 tetor 1995, në Tiranë. Seanca për pyetjen...
Gjermanët zbaviten me luanët para Anglisë
Gjermania është para një sfide të vështirë me Anglinë, por në kampin gjerman besojnë se do t’i kalojnë ata pa probleme. Dhe ka një argument këtu. Dy ditë përpara ndeshjes me rivalin kryesor, Anglinë, apo siç quhen ndryshe “tre luanët”, lojtarët gjerman vizituar një park luanësh afër bazës së tyre stërvitore në Pretroria dhe luajtën me ta duke luajtur me...
Masa sigurie shtesë në Gjermani- Angli
Takimi midis Gjermanisë dhe Anglisë do të zhvillohet në masa shtesë sigurie. Lajmin e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zherom Valke. Ndeshja pritet të jetë e nxehtë jo vetëm në fushë, por dhe në tribuna. Valke tha: “Ne arritëm një marrëveshje me policinë e shërbimit të Afrikës së Jugut dhe do të ketë një numër masash shtesë...
Nik Xhelilaj, aktori më i mirë
Fitore domethënëse për kinematografinë shqiptare në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, me filmin “Shqiptari”. Filmi në fjalë mori dy cmime, për aktorin më të mirë protagonist, Nik Xhelilaj dhe cmimin special të jurisë. Filmi është një prodhim shqiptaro-gjerman, me regji të Johannes Naber, skenar të Naber dhe shqiptares Andeta Spahivogli. “Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja...
Reklama e kopjuar e Ciljetes
Javën që shkoi teksa në TVSH shfaqej reklama... Çiljeta në formën e saj më seksi se kurrë, duke flirtuar me dy pushues të veshur deri në grykë, pranë detit... papritur mu ndez një llambushkë në kokë. "Unë e kam parë këtë reklamë diku!" Kisha më se të drejtë. Një reklamë e tillë për një birrë tjetër ka kohë që...
Zgjedhjet në PS, deputetët takohen me kryetarin
Deputetët e qarqeve dhe kryetari kanë diskutuar në lidhje me kandidaturat e propozuara nga baza Përveç zgjidhjes së krizës politike, Partia Socialiste po merret edhe me një tjetër çështje të rëndësishme për anëtarësinë e saj, zgjedhjet e brendshme. Kreu i PS, Rama, ka zhvilluar këto ditë takime me përfaqësuesit e qarqeve, duke diskutuar në lidhje me kandidaturat që baza socialiste...
Samiti i Prizrenit, Sejdiu propozon krijimin e minishengenit ballkanik
Liderët e katër shteteve të rajonit gjatë takimeve bilaterale në Prevallë të Prizrenit, kanë theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në sektorin e ekonomisë, qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit. "Temë e të gjitha takimeve ishin fushat, në të cilat mund të zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi. Në këtë plan u theksua nevoja e...
Lohan dhe Ruli në Voskopojë për projektin e turizmit
Turizmi ka bashkuar Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli dhe Ambasadorin e Këshillit të Evropës në Tiranë, Helmut Lohan në Voskopojë. Ata janë njohur më nga afër me ecurinë e projektit që po zbatohet lidhur me zhvillimin turistik të zonës, i cili ka një afat zbatimi 2-vjeçar dhe që synon nxitjen e zhvillimit dhe integrimin e...
Pezullohen shtate leje minerare ne Bulqize
Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ka firmosur pezullimin për shtatë leje minerare në Bulqizë. Paralelisht është reduktuar edhe sipërfaqja e shfrytëzimit për pesë leje të tjera, për shkak të mbivendosjes në zona të rrezikshme. Detajet i bëri dje të ditura Drejtori i Përgjithshëm i Zhvillimit të Burimeve Natyrore në Ministrinë e Ekonomisë, Dritan Ylli. Ai theksoi...















