Home Shendetesi Autizmi, simptomat me te cilat shfaqet semundja

Autizmi, simptomat me te cilat shfaqet semundja

5660
15

autizmiAutizmi është një çrregullim i rëndë i funksioneve të trurit dhe për rrjedhojë edhe çrregullime të sjelljes njerëzore, që veçohet me një dëmtim të komunikimit, ndërveprimit dhe përfytyrimit shoqëror. Njerëzit që vuajnë nga autizmi, shpesh kanë një rreze të kufizuar interesash dhe shfaqin sjellje dhe mënyra të sjelljes përsëritëse, si dhe kundërveprime të ndryshme në mjedisin dhe rrethanat e përditshme.

Autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja apo lojëra përfytyruese. Ekzistojnë dy lloje të autizmit: sindromi i Apsbergut dhe sindromi i Kanerit. Sindromi i Apsbergut veçohet me një formë më të lehtë të simptomave të autizmit, ku edhe mundësitë për t’u shëruar janë më të mëdha. Përderisa sindromi i Kanerit veçohet më simptoma shumë të rënda të autizmit dhe ku mundësia e shërimit është minimale. Është me rëndësi shumë të madhe diagnostikimi i hershëm i autizmit dhe i diferencuar me qëllim që të merren masat përkatëse mjekësore. Po ashtu prindërit të cilët kanë fëmijë të sëmurë në këtë formë është me rëndësi njohja me simptomat e autizmit dhe llojet e diferencuara të tij.

Simptomat
Më të prekur nga kjo sëmundje janë fëmijët. Si një nga simptomat e para të autizmit është kontakti me sy, ku fëmija i largohet çdo lloj kontakti me sy me fëmijë të tjerë dhe po ashtu edhe me prindërit. Por vihen re edhe çrregullime gjatë të folurit. Mund të ndodhë që fëmija të harrojë fjalët. Nuk është në gjendje të kryejë veprime të pavarura, qan pa arsye, është i tensionuar, i shpërqendruar, ka çrregullime të gjumit, etj. Rol me rëndësi është diagnostikimi i hershëm i autizmit që në moshën 3-vjeçare, sepse terapitë do të kenë me shumë sukses sesa kur ato fillojnë me vonë.

Shkaktarët
Që në fillim duhet pasur e qartë, se mjekësia deri në ditët e sotme nuk ka mundur të identifikojë shkaktarin e autizmit, përkundër përpjekjeve të mëdha që po bëhen posaçërisht në SHBA. Prandaj kur flitet për shkaqet e autizmit duhet të kihet parasysh se kemi bëjmë vetëm me hipoteza, të cilat nuk janë të vërtetuara, por kanë një bazë shkencore. Në përgjithësi dallojmë këto teori për shkaqet e autizmit: njëra konsideron se shkaku i Autizmit është në bazë gjenetike, tjetra si shkaktar konsideron ndryshimet e trurit në fazën e hershme.

Po ashtu është i pranishëm mendimi se ndryshimet biokimike që ndodhin në trurin e njeriut mund të jenë shkaktarë të Autizmit. Vështirësia e gjetjes të faktorit shkaktues ta autizmit qëndron në kompleksitetin e vetë sëmundjes, për arsye se Autizmi përfshin një pjesë të madhe të aktivitetit njerëzor, duke filluar me komunikimin (të folurit), raportet sociale-ndërnjerëzore, mundësia e kufizuar për aktivitete të pavarura.

Sa i përket faktorit gjenetik si shkaktar i autizmit nuk janë prindërit ata të cilët janë “fajtorë” për gjendjen e fëmijës. Kur flitet për gjenet si shkaktarë të autizmit, ka të bëjë me faktin se materiali trashëgues (gjenet) janë të dëmtuara dhe si të tilla shkaktojnë sëmundje. Kjo ndodh edhe tek Down sindrom (mongoloizmi), ku kromozomi 21 është i trefishtë.

Trajtimi
Autizmi mendohet nganjëherë si një sëmundje e pashërueshme, megjithëse ky mendim është i diskutueshëm. Ka shumë terapi autiste me synime të ndryshme, për shembull: të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies, problemeve emocionale, shqisore, vështirësive me mësimin dhe komunikimin etj.

Simptomat me të cilat shfaqet sëmundja e autizmit:

– Probleme me shikimin
– Vështirësi në të folur
– Probleme me dëgjimin dhe komunikimin
– Aftësi e kufizuar për të kryer veprime të pavarura
– Fëmija izolohet në vetvete
– Formulon me vështirësi mendimet
– Ka vështirësi në të kuptuar dhe kujtesë

Shfaqja e sindromit të kanërit dhe simptomat

Sindromi i Kanerit, mban emrin e studiuesit amerikan që bëri analizën e parë të simptomave më të cilat shfaqet ky lloj i autizmit, është i njohur edhe si autizmi i hershëm fëmijëror, për shkak të paraqitjes shumë të hershme në fëmijëri. Ky sindrom shfaqet zakonisht prej moshës 2-vjeçare, në disa raste mund të shfaqen edhe më herët, por vështirësia e diagnostikimit është shumë e madhe. Te ky lloj i autizmi fëmija në dukje i shëndoshë shfaq çrregullime në sjelljeve, komunikimin verbal apo të folur, përqendrimin, etj. Shumica e prindërve nuk dinë t’i vlerësojnë këto sjellje si jo normale, apo si diçka qa duhet konsultuar me mjekun. Vetëm kur sjelljet e fëmijës fillojnë të keqësohen atëherë prindërit i drejtohen mjekut. Por është e rëndësishme që simptomat me të cilat shfaqet sëmundja të njihen nga prindërit.

Sëmundjet kromozomike dhe sindromi Down

Përveç sëmundjeve gjenetike, ka një grup sëmundjesh kromozomike, prej nga dalin personat me sindromën down, ose të quajtur ndryshe “sindroma e mongolizmit” për shkak të formës së tërhequr të syve. Kjo sëmundje, që në gjuhen popullore quhet “prapambetje mendore”, shkaktohet nga një kromozom më tepër. Personat down kane tre kromozome 21, në vend që të kenë vetëm dy. Sindroma down shfaqet më dendur te gratë shtatzëna mbi 35 vjeç. Nga 1 në 1350 raste, probabiliteti që një grua të ketë një fëmijë down me kalimin e viteve shkon në 1 në 50 raste, pas moshës 40 vjeç. Është e domosdoshme që gratë shtatzëna mbi këtë moshë, të bëjnë analizën e sëmundjes kromozomike. Nëse këto kontrolle realizohen, atëherë edhe lindjet e fëmijëve me probleme apo sindromën down zvogëlohen.

Autizmi dhe dy format me të cilat ai shfaqjet

Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme çka do të thotë e vështirë për t’u kuruar, e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tij. Fëmijët dhe të rriturit me autizëm kanë vështirësi në afrimitetin me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Në përgjithësi aftësitë e tyre për të zhvilluar shoqëri dhe aftësia e tyre për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuar. Njerëzit me autizëm shpesh mund të kenë paaftësi të tjera në shikim, të dëgjuar, të folur, por çdo njeri me këtë gjendje ka vështirësi të të kuptuarit. Ekziston edhe një gjendje tjetër që quhet sindromi i Asperger, i cili i përshkruan njerëzit me lloj më të lartë të autizmit. Ndërsa sindromi tjetër i shfaqjes së autizmin është sindromi i Kanerit.

Disleksia, si shfaqen çrregullimet te fëmijët
Disleksia është mungesa e aftësisë për të mësuar dhe për të folur. Një person i prekur nga disleksia ka vështirësi në të lexuar, edhe pse ai mund të ketë inteligjencën dhe motivacionin e nevojshëm për të mësuar dhe për të lexuar. Studimet e deritanishme nuk kanë arritur akoma të zbulojnë një shkaktar të vërtetë të disleksisë, por studiuesit mendojnë së gjatë zhvillimit të fëmijës mund të ndikohet në zona të procesit të informimit në tru. Ata mendojnë së në këtë fushë një faktor ndikues është edhe gjenetika. Kjo nuk do të thotë se faktori gjenetik të jetë i trashëguar nga brezi i parë, por duhet kërkuar në rrënjët e familjes. Disleksia nuk shkaktohet nga një paaftësi fizike, siç janë problemet e shikimit apo të dëgjuarit. Personat me disleksi kanë një nivel mesatar apo mbi mesatar inteligjence.

Previous articleAkuza e fortë e Topit:”Politika e pasinqertë, vepron sikur na ka jetën në dorë”
Next articleYury Gagarin, njeriu i parë që fluturoi në orbitë

15 COMMENTS

  1. Te kesh nje femi me autizem esht shum e veshtire si per prindin ashtu dhe per femijen ,jam nje nene e nje djali5vj me autizem, mund tju them qe sa beri 15muajsh filloi te ndryshoj komplet si ne shellje ne te folur ne ushqim be raport me ne , ju kisha lutur gjith atyre prinderve qe kan dyshime dhe kan frik me mir tju bien mbrapa femive dhe mos ti neglizhojn sepse Autismi esht shum serioz dhe nuk ka sherim ama ka permirsom po pat femija ndihmen e duhur sidomos te prindit qe ti fal sa me shum dashuri dhe afrimiter dhe gjithashtu besimin mos e humbni kurr sepse Zoti esht i madh dhe ben mrekulli,te kesh nje femi me autizem eshte bekim,Zoti ju ndihmoft te gjithve

  2. Prsh !Djali im ehste 14 vjec ,dhe sivjet i bera nje vizite te nje psikologe ne greqi ajo me tha se ka nje forme te lehte te sindromes asperger,,,,deri tani kisha menduar se djali i ngjante te jatit ,, (tip i mbyllur)..por tani ne ket moshe me eshte bere shqetesim shum i madh sepse djali nuk me ka asnje shok ,,dhe tani po e vuan shume dhe vete mungesen e miqve ,, gjithmone me thote mami dua shoke ,,po nuk po di si ta ndihmoj ,, ju lutem me thoni kush mundet ,, si ta ndihmoj ,, si tja bej kur te shkoje ne shkolle ,, asbnje shok nuk e kupton ,, me e keqja eshte se dhe mesueset e tij nuk me kan ndihmuar ,, e kan trajtuar djalin si te tjeret,,mgjs ju kam then qe ky ka veshtiresi ,,si ta ndihmoj sivjet djalin ,, tja nderoj klasen ,, dhe aty ku ta coj tu them nxenesve dhe mesuesve problemin qe me ka djali ,,,nuk di si te veproj ,,,,ju lutem me ndihmoni ,,,

  3. Pershendetje, Une jam Suzana Baballari dhe jam nje mjeke pediatre zhvillimi qe kam punuar ne Shqiperi para se te largohesha ne USA,5 vjet me pare. Actualisht pervec diplommes se mjekesise kam mbaruar masterin ne Special Education in USA. Punoj ne USA ne nje qender trajnimi dhe mesimi ( Treatment and Learning Center , Rockville , MD)ku femijeve autike te moshes 3-7 vjec ju afrohen terapi sikurse shkruan mjekja me siper po edhe program academik parashkollor per tre ore ne dite . Femijet marrin terapi te tjera per gjate dites dhe rezultatet ne shumicen e rasteve jane mahnitese. Kjo fushe Shqiperi le per te deshiruar ose me mire te themi eshte shume larg cfare i afrohet femijve ne perendim ose USA, dhe eshte ashtu sic thote zonja parafolese se mungojne mjeke pediater – psikolog,terapiste te cilet te kene mbaruar shkolla te posacme , dhe mesues te edukkimit special. Gjithsesi ne Shqiperi ka disa qendra me psikologe e terapiste qe kane disa vite qe trajtojne femijet me autizem . Pervec fondacionit te hapur prej zonjes Liri Berisha ka nje qender nacionale e zhvillimit ne Kombinat , ka terapiste ne polikliniken qendrore ku punon nje terapiste e kualifikuar brenda e jshte vendit qe quhet Dalina Doci, ka nje qender ne Rrugen e Elbasanit ku me pare ka punuar mjekja e njohur Elida Cangonji,nje tjeter mbas ish "zerit te popullit" dhe po ashtu ka disa qendra private per te cilat nuk e di nese kane publikuar adresat e tyre. Ju rekomandoj te merrni informacione te sakta per njeresit qe do punojne me femijen tuaj persa i perket arsimit dhe experiences. Ju rekomandoj ti kushtoni kohe dhe pune femijes tuaj per gjate gjithe dites. Shpresoj se do te kthem mbas 6 muajsh ne Shiperi ku do te jap kontributin tim ne arsimimin e mesuesve te cilet do i sherbejne femijve me probleme . Sic do fushe tjeter edhe kjo fushe do kohen e vete , bashkepunim ndermjet istitucioneve , kolegeve dhe mbeshtetjen e istitucioneve shteterore. Gjithsesi uroj te gjeni ndihmen qe ju duhet . Po te kini pyetje me shkruani ne suzanababallari@gmail.com. Good luck

    • Znj. Baballari

      Duket qe ju keni devijuar profesionin per aresye te emigrimit, Por profesioni i Mjekesise dhe Terapisteve te zhvillimit, saktesisht te rikuperimit jane 2 profesione krejt te ndryshme te cilat juve ju eshte dashur ti pershtatni, Besoj se keni degjuar shume ne Amerike per metodat e ballancimit te organizmit permes kimise Biomolekulare, Besoj se keni degjuar per http://www.medmaps.org , Dr. Bock, Wilson, Bradstret e te tjere, Do te ishte shume e vyer te pershtatni aftesite e juaja mjekesore ne ndihme te personave te spektrit, Fatkeqesisht asnje lloj terapie behavioriale nuk funksionon ne nje organizem toksik.

  4. Une jame mjeke dhe per fat te keq nuk ka mjek te specializuar ne kete fushe ne Shqiperi per autismin.Mjeku qe e diagnostikon femijen quhet pediater – psikollogjist.Femija ka nevoje per terapi te te folurit,ocupation therapy dhe terapy te ushtrimeve fizike, terapi e sjelljes se femijes sepse femija do te shprehet dhe nuk flet dot .Po keto gjera ne shqiperi nuk ekzistojne.Ne Shqiperi ne tirane ka nje fondacion qe quhet fondacioni i femijeve te shqiperise e perfaqsuar nga Mjekja Pediatre Dr Liri Berisha ,nuk e di funksionon apo jo tani por eshte hapur ne nentor 2011.Nese doni me shume informacion shko ne webside http://www.autism.org dhe keni te gjitha informacionet .Une kam vete femije me autism dhe jetoj jashte shtetit dhe i kam bere femijes te gjitha terapite qe ne moshen 2 1/2 vjece femija nuk fliste dot fare tani femija im eshte 6 vjece dhe vete ne klase te pare pa support ( pa ndihme)flet,komunikon me femijet e tjere po ka ca probleme te pakta ,po une punoj me femijen 3 ore ne dite tani ,po me perpara e coja ne 2 shkolla dhe i beja terapi vete per nje kohe te gjate.po te keni nevoje per materiale po u ndihmoj tu a dergoj ose programin qe femija ime beri.email im eshte fatkud@comcast.net nese keni pyetje mos hezitoni mund tu pergjigjem .une e di cfare eshte te keshe femije te semure dhe kerkon ndihme dhe nuk keni.Faleminderit Dete.

    • E nderuar znj. Dete
      Eshte e vertete qe ne Shqiperi nuk ka persona te specializuar,per me teper mjeke qe te jene ne gjendje te bejne lidhjet e mundeshme te Autizmit dhe semundejve te tjera pathologjike qe e shoqerojne Autizmin , Qendra e znj. Berisha eshte institucion privat me pagese, nejrezit kane nevoje per mbeshtetje social nga shteti dhe jo per pagesa extra,qendra e saj funksionon akoma me cmime krejt te paperballueshme per familjaret me te ardhura mesatare e poshte, Organizimi me i madh Jo-Qeveritar quhet Autism research Institute ose http://www.autism.com , Ne te vertete grupet e prinderve ne Shqiperi nuk kane mundur te organizohen per te kerkuar te drejtat e tyre , por individualisht ka shume raste te sukseseshme, Autizmi nuk eshte vetem terapi, terapia eshte vetem nje Puzzle, Autizmi eshte kondicion toksik i perforcuar, Femija i juaj znj, Dete ka patjeter crregullime ne stomak, aparatin tretes, thyroide,adrenale,melcine, pankreasin, jashteqitjen etj etj, Duhet ti adresoni te gjitha keto probleme znj. Dete qe te keni rezultate me te mira, Ne US gjenden shume grupime prinderore qe bejne Biomedical, Uroj ti'u kem ndihmuar sadopak, e-maili i im arbencelmeta@yahoo.com

  5. prsh.kam nje djale 2 vjec.por jam pak e shqetesuar se nuk thote shume fjale,ai eshte rritur vetem,dmth pa femije te tjere,vetem me mua dhe te jatin.por eshte shume nevrik,gerricet me duart e veta ne trup,here here na gjuan edhe neve.ai qe 1 vjec e gjysme njihte te gjitha shkronjat e alfabetit dhe nr deri ne 10.vetem se nuk flet shume.ju lutem me ktheni pergjigje,ose me adresoni tek nje mjek,faleminderit

  6. Pershendetje, Kam nje djale 14 muajsh, eshte i gjalle i qeshur, i embel dhe miqesohet shpejt me njerezit e huaj. Ajo qe me ben te dyshoj nese eshte djali im autist apo jo eshte fakti se nuk thote shume fjale, vetem “te” ne cdo gje, kete e ka si shprehje perkedhelje, kur ishte nente muajsh shqiptonte mam bab kurse tani nuk e thote fare.
    Pyetjet e mia jane:
    A ka mjek te specializuar ne kete fushe ketu ne Shqiperi dhe cila eshte adresa?
    Si dhe ne cfare moshe mund te sillet femija per tu vizituar dhe qe te mund te diagnostizohet nese eshte autist apo jo?
    Lexova me siper informacionin tuaj ku ju thoni nje nga simtomat ku femija shmang kontaktin me sy, cfare do te thote kjo qe femija nuk i drejton syte nga njerezt, ul koken apo e con anash? nese e kam kuptuar drejt kete djali im nuk e ben kete, ai i shikon femijet, njerezit dhe qesh me to.
    Pres me padurim pergjigjen tuaj. faleminderit.

    • pershendetje.une te them qe mos te shqetesohesh per femijen tend.te gjithe femijet fjalet e para i thone ne moshen 8 muajsh .pastaj ndalojne te flasin per pak muaj deri sa fillojne pas 12 muajsh.nuk ka lidhje fare me autizmin

    • ilda pershendetje jam dakort me florindan mos u shqeteso djali juaj nuk ka autizem.une kam djalin 14 vjet dhe kur ishte foshnje nuk me ndiqte me sy dhe kur une i flisja ose vishja bluze te kuqe,me femijet nuk luante fare dhe fshihej kur kisha vizita ne shtepi.nuk besoj se ka ndonje shqetesim

  7. mirdita , un jom arbresha haliti edhe deshta ta di nese ka ndonje mjek ne kosov qe mund ta sheroj ket semundje , nese mundeni me ktheni pergjigjje ne ket adres arbresha-94@hotmail.de , sepse mendoj se motra ime 2 vjeq mendoj se esht e prekur nga kjo semundje , me falni per shqetsim me respekt arbresha haliti

    • Prsh… Kush deshiron te permisoje jeten e personave autike, persona qe vuajne nga semundje te ndryshme ju Rekomandoj OLIFE… Eshte i vetmi qe rigjeneron neuronet e trurit e qe ushqen me okisgjen te mjaftueshem trurin si dhe e pastron ate nga metalet e teperta…Per me shume info 0696363075 ose email gentjancaushllari@gmail.com… Ju mirepres….

  8. femeijet me autizem jan femije qe duhet pasur shum kusdes shoqerija ndaj tyre,andaj kisha lutur te gjithe njerzit qe ti konsiderojn te gjith autistet njejt me te tjeret.dhe te ju ndihmojn atyre qe edhe ata te jene pjese e shoqeris njejt si te tjeret..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here