Home Aktualitet Kroacia njeh patentat shqiptare

Kroacia njeh patentat shqiptare

96
0

Duke filluar nga data 22 dhjetor i këtij viti, lejet e drejtimit që jepen nga autoritetet shqiptare do të njihen edhe nga ato kroate. Pra të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë në Kroaci, por janë të pajisur vetëm me patentë shqiptare, duke filluar nga 22 dhjetor i këtij viti mund të ngasin makinën pa asnjë asnjë problem dhe anasjelltas.

Ministria e Trasporteve ka akorduar ketë të enjte marrëveshjen për njohjen e patentave midis dy vende. Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje plotësohet unaza e vendeve të rajonit që njohin lejet e drejtimit të dhëna nga autoritetet shqiptare me përjashtim të Greqisë, ku palët janë në negociata.

Shtetet ku mund të lëvizet me patentë shqiptare, janë Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Italia për shtetasit shqiptare që janë rezidente deri në 3 vjet, dhe së fundmi Kroacia . MTI njofton se është në negociata edhe me palën turke, dhe është optimiste në arritjen e një marrëveshjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here