Oficeri i policisë i cili u plagos në kryeqytet, kur u godit nga një makinë ka gjetur vdekjen. Ramazan Xhebiku u nda nga jeta në moshën 46 vjeçare pasi më datë 6 tetor u godit ndërsa ishte duke udhëtuar me motor nga një makinë në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet, pasi kishte lënë shërbimin dhe ishte nisur në drejtim të shtëpisë.
Që nga ajo ditë Xhebiku ndodhej në spital mes jetës dhe vdekjes si rrjedhojë e plagëve të marra.
Nga ana e policisë thuhet se mjeti i cili shkaktoi aksidentin ishte duke ecur me shpejtësi të madhe dhe menjëherë pas ngjarjes autori u largua pa i dhënë ndihmë policit.