Putin flet per vrasjen e ambasadorit rus ne Ankara

0
102

hqdefault17-433x300Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur për herë të parë për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara ditën e sotme.

Putin, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, tha se vrasja e ambasadorit rus është një provokim i pastër që kërkon të dëmtojë procesin e paqes në Siri.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e ambasadorit. Ne kemi shumë pyetje dhe duhet t’u përgjigjemi një nga një. Kush e vrau dhe kush dha urdhër për këtë?!”, tha Putin.

“Ajo që mund të them tani është se vrasja e ambasadorit është një provokim i pastër për të dëmtuar procesin e paqes në Siri, të promovuar nga Rusia, Turqia dhe Irani ”, shtoi Putin, duke perjashtuar se Turqia ka gisht ne vrasjen e Andrei Karlov.

“E vetmja pergjigje qe mund te jape Moska per keto veprime eshte te distancohet dhe te luftoje kunder terrorizmit”, perfundoi Putin.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here