Home Sport Modestët e Luksemburgut shokojnë Laçin, Kukësi në ‘valle’, Teuta fitoi

Modestët e Luksemburgut shokojnë Laçin, Kukësi në ‘valle’, Teuta fitoi

578
0

teutaKampionët e Kupës së Shqipërisë janë turpëruar nga modestët luksemburgas të Differdang 03, pasi janë mundur me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin ‘Skënderbeu’ në Korcë duke venitur shanset e kualifikimit për në turin tjetër të Evropa League.

Pritshmëritë ishin një për fitore të ekipit të Lacit, pasi përballë kishte ekipin më të dobët të mundshëm për mund t’i vendoste shorti përballë, por bardhezinjtë janë gjunjëzuar para kundërshtarëve të tyre që kanë shënuar në minutat e fundit. Ndeshja ka nisur e mirë për Lacin që mundohet të vendosë kundërshtarin në vështirësi nga minuta e parë me topa të gjatë dhe aksionet e shpejta nga krahët me Vucaj dhe vertikalizimet e shpejta, por ekipi modest nga Luksemburgu u mbrojt mjaft mirë duke mos lejuar prekjen e rrjetës në pjesën e parë dhe të dytë.

Në 10 minutëshin e fundit, kur dy ekipet po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes pa gola, zgjohen miqtë dhe kërkojnë golin e fitores. Në minutën e 84’, Lebresne ka mposhtur Bakajn, duke bërë surprizën e madhe në stadiumin e Korcës. Të besuarit e Nicës realizuan një ndeshje mjaft të mirë në tërësi duke qenë superiore gjatë 90’ minutave, por mungesa e pjekurisë para portës duke mos arritur të finalizojnë si duhet i ndëshkoi rëndë.

Flora Talin – Kukesi 1-1
Kukësi nuk e ka cuar dëm udhëtimin e gjatë për në Estoni, pasi ka arritur të marrë një rezultat sumë pozitiv që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Shqipëri. Verilindorët kanë marrë një barazim të vyer përballë Flora Talin 1-1.

Të besuarit e trajnerit Cungu zhvilluan një ndeshje të kënaqshme përballë vendasve edhe pse nuk i njihnin shumë. Vendasit kaluan shpejt në avantazh me Post në minutën e 11’. Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes. Në aktin e dytë, shqiptarët hidhen në sulm duke kërkuar golin me ngulm dhe në minutën e 79’ e gjen me Prognin.

Teuta-Dacia Chisinau 3-1

Ndërsa Teuta arriti të siguronte një fitore të thellë me rezultatin 3-1 përballë ekipit të Dacia Chisinau duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Xhafaj hapi serinë e golave për Teutën në të 29’, Pavlov barazoi në të 38. Në pjesën e dytë durrsakët intensifikuan sulmet duke shënuar me Dostin në të 68’ ndërsa pak minuta më pas është Mancaku që trefishon rezultatin duke hipotekuar fitoren dhe me shumë mundësi kualifikimin për në turin tjetër të Evropa League.

Teuta ka zhvilluar ndeshjen më të mirë nga të tre ekipet shqiptare që luajtën dje në Evropa League. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen pas një jave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here