HYRJE Politike Lulezim Basha te Rudina: Kam punuar edhe ne Call Center

Lulezim Basha te Rudina: Kam punuar edhe ne Call Center

0
44
Lulezim Basha te Rudina
Lulezim Basha dhe gruaja e tij Aurela

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tashmë edhe kandidati për kryeministër, për të arritur deri këtu i është dashur të bëjë të ndryshme, me të cilave edhe të punojë në “Call Center”.

Këtë e ka zbuluar vetë Basha vetëm pak minuta më parë pas një intervistë të dhënë në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan.

“Kam punuar në ‘Call Center’, në Holandë, gjatë kohës që isha student. Shisja në tregun amerikan një buletin financiar, që bënin dy vëllezër shumë të suksesshëm në këtë fushë në Holandë. Punoja nga ora 7 e pasdites deri në 11 të natës. Ata që punonin paradite, shisnin për Europë. Ndërsa unë paradite isha në shkollë, prandaj më duhej të punoja pasdite. Puna më dha mundësinë të paguaja vetë studimet e mia dhe të fitoja para”, u shpreh kryetari i Partise Demokratike.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka rrëfyer edhe anën e tij jashë politikës. Ka folur edhe për martesën me bashkëshorten e tij, Aurela në 2004, ndërsa u shpreh se në atë kohë ishin lodhur shumë, pasi ndryshe nga sot ku çdo gjë mjafton që paguash, atëherë duhet të përgatisje vetë çdo gjë.

Ndërsa për vajzat, Basha tha se e vogla është komandantja e shtëpisë. Ai ka treguar edhe një moment të sikletshëm që ka kaluar ai dhe Aurela kur ishte shtatzënë me vajzën e vogël.

Basha tha se atë kohë ishte në mes të fushatës elektorale kur Aurela në muajin e shtatë të shtatzanisë pati një komplikacion shqetësues, por e kaloi fatmirësisht. Ai u shpreh së ndryshe nga vajza e parë, ai nuk mundi të asistojë në lindjen e së dytës.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here