HYRJE Bota Familja e bombarduesit vetëvrasës të Manchesterit ka lidhje me rrjetet terroriste anembanë...

Familja e bombarduesit vetëvrasës të Manchesterit ka lidhje me rrjetet terroriste anembanë botës

0
92

Familja e bombarduesit vetëvrasës të Manchesterit ka lidhje me rrjetet terroriste anembanë botës, shkruan “Dailymail”. Salman Abedi vrau 22 vetë dhe plagosi të paktën 119 të tjerë kur ai shpërtheu një bombë mbrëmjen e së hënës në një kohë kur fëmijë dhe adoleshentë po ndiqnin koncertin e Ariana Grande në “Manchester Arena”. Babai i tij Ramadan dhe vëllai i vogël Hashem u arrestuan nga policia e anti-terrorit në Libi.

Hetuesit thanë se Hashem kishte lidhje me ISIS dhe po planifikonte të kryente një sulm terrorist në Tripoli. Hashem u akuzua se kishte dijeni për planet vrastare të vëllait të tij për më shumë se një muaj, derisa u shfaq babai i tij që kishte qenë një luftëtar revolucionar, i cili publikisht shprehu mbështetje për një grup të lidhur me Al Kaedën në Siri.

Një i afërm i tretë, vëllai më i madh i Salman, Ismail, u arrestua në Manchester. Ai ishte raportuar një herë në një njësi anti-terroriste nga pjesëtarët e komunitetit musliman.

Vëllai i vogël, Hashem, u arrestua në Tripoli, Libi, me dyshimin për lidhje me ISIS
Ismail, vëllai më i madh i Salman, u arrestua në Manchester

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here