Home Ekonomi Lejet e ndertimit vetem permes aplikimit online

Lejet e ndertimit vetem permes aplikimit online

667
0

Nga muaji prill, qytetarët që duan të aplikojnë për marrjen e një leje ndërtimi, do të mund ta bëjnë këtë vetëm përmes aplikimit online në portalin e-Albania.

Kjo sipas qeverisë shmang rryshfetin pasi eviton kontaktin e drejtpërdrejtë me nëpunësit e shtetit si dhe përshpejton procedurat për qytetarët.

“Sistemi elektronik do të thjeshtojë punën e bashkive në shqyrtimin e lejeve të ndërtimit por ë anën tjetër shton akoma më shumë përgjegjësitë për të gjitha bashkitë dhe institucionet e përfshira në dhënien e lejeve. E them këtë sepse sistemi do të monitorohet sa i përket vonesave do të informojë në kohë qytetarin se në cilin institucion ka mbetur praktika e tij”, tha Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban.

Zëvendës kryeministri Niko Peleshi sqaroi se dhënia e lejeve të ndërtimit do të vijojë normalisht në bashkitë që kanë plan vendor dhe në mënyrë të kufizuar për ato që nuk kanë plan vendor.

“Nuk ka më bllokim të lejeve të ndërtimit, dhënia bëhet sipas ligjit dhe ligji thotë që për territoret ku ka plane nuk ka asnjë kufizim. Po ashtu kemi lënë edhe një hapësirë tjetër ku për objekte me karakter ekonomik dhe për banim edhe në territoret ku nuk ka plan lejohet”, tha z. Peleshi.

Për këto bashki, deri në miratimin e planeve vendore, lejet e ndërtimit për objekte mbi 6 kate do të jepen vetëm pasi më parë kërkesa shqyrtohet nga Këshilli Kombëtar e Territorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here