Home Aktualitet Aksident me pasojë vdekjen, në aksin Laç-Fushë Krujë

Aksident me pasojë vdekjen, në aksin Laç-Fushë Krujë

682
0

Një kalimtar humbi jetën në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, teksa po kalonte trafikndarësen nga një anë e rrugës në tjetrën, ndërsa policia ndaloi drejtuesin e makinës me targa të Kosovës, i cili shkaktoi aksidentin.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00, ndërsa një automjet drejtuar nga shtetasi Gazmend Lami, ka përplasur për vdekje Pjetër Prenga.

Sipas burimeve, 60- vjeçari ka vdekur në vend nga plagët e marra, ndërsa është shoqeruar per në polici, drejtuesi i automjetit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here