Home Auto Audi fillon prodhimin ne seri të A7 dhe S7 Sportback

Audi fillon prodhimin ne seri të A7 dhe S7 Sportback

817
0

Audi duket se ka filluar prodhimin ne seri të A7 dhe S7 Sportback. Ndryshimet drastike të veturave fillojnë ne pjesën e përparme me dritat Matrix LED.
Ndërkaq ndryshimet në pjesën e pasme janë të kufizuara dhe vështirë vërehen, por të gjithë ata që janë të flaktë pas kësaj marke mund të vërejnë ndryshimet në mbrojtësit anësorë dhe bishtin e veturave.
Kur flasim për interior, nuk janë bërë ndryshime të mëdha. Audi kësaj radhe ka futur materiale të reja si: alumini, lëkura dhe druri i lajthisë.
Fuqia motorike e këtyre dy veturave është mjaft e fortë, pasi në A7 Sportback, Audi së fundmi ka prezantuar motorin me 3.0 litra TDI V6 që prodhon plotë 272 kuaj fuqi. Por ekziston edhe dy motorë më të fuqishëm në paletën e Audi, ku njëri vjen me 3.0 litra TDI me 320 kuaj fuqi me ndërrues tiptronik me tetë shpejtësi, dhe tjetri me 4.0 TFSI me 450 kuaj fuqi.
Në to janë bërë ndryshime sa i përket edhe sistemit të navigimit, duke futur teknologjinë e avancuar MMI me procesor të Nvidia që lidhet me internet përmes LTE. Çmimi fillestar i këtyre dy veturave në tregun gjerman priten të fillojnë nga 51,300 euro për A7 dhe 82,300 për S7.
[portfolio_slideshow id=14977]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here