Artur Zheji: “Ja cfare i pret gjyqtaret qe po lirojne kriminelet”

1
384

Analisti Artur Zheji shkruan sot se gjyqtarët që po lirojnë kriminelët e dënuar me burgime të përjetshme, me shumë gjasë do të jenë të kualifikuarit e parë pas zbatimit të Vettingut.

Në një opinion të shkruar në portalin e tij “360gradë”, Zheji thekson se sot gjyqtarët janë të pambrojtur, si përballë kryeministrit që i kërcënon, ashtu edhe përballë kriminelëve që po lirohen nga burgu.

“Edhe ata dy apo tre superpersonazhe, si supervrasës që kanë tronditur Shqipërinë, që ishin dënuar, me disa burgime të përjetshme, janë sot të lirë ose drejt lirimit. Ky është suksesi i Parë i madh i Vettingut dhe të një kryeministri që kërcënon, mëngjes, drekë dhe darkë, sistemin gjyqësor shqiptar, ashtu gjysmak dhe pa mbrojtje, nga askush. Kjo është klima e sëmurë, e para diktaturës. Gjyqtarët dhe prokurorët, janë me dashje të vullnetit të qeverisë nën trysni të dyfishtë: Nga njera anë, frika reale nga krimi, që ka shumë miq në shtet dhe nga ana tjetër, frika nga shteti, që kërkon ti hedhë në rrugë”, shkruan Zheji.

Sipas tij “Cili do të ishte fati i një gjyqtari dhe familjes së tij, që ka nënshkruar një dënim të përjetshëm për vrasje, nëse hidhet në rrugë nga Vettingu, Rama-Xhafa? Sigurisht askush nuk do tja dijë për këtë. Prandaj dhe me sa duket dhe kjo është, krejt e turpshme, gjyqtarët që lirojnë prangat e vrasësve dhe hapin dyert e burgimeve të përjetshme, janë padyshim, shumë më pranë kualifikimit të pas vettingut, se sa ata, që i kanë futur në burg ata. Mirë thotë populli: Edhe e Keqja ska fund! Ky është rasti, por ku i dihet se çfarë dimri vjen pas”.

1 Koment

  1. Artur Zhei te shofi ne radhe te pare pasurit e gjyqtarve se nga kan ardhur dhe si i kane bere per pak kohe ,se dote te ishte me e ndershme , se sa meret me brockulla e me kryeministra
    Turp ti vij atij qe vazhdon dhe hedhe vrere

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here