Home Aktualitet Vonesat në miratimin e ligjit për Gjykatat Administrative rrezikojnë ndihmën e Sh.B.A

Vonesat në miratimin e ligjit për Gjykatat Administrative rrezikojnë ndihmën e Sh.B.A

638
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nxit miratimin e projektligjit “Mbi gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative,” të njohur si ligji mbi Gjykatat Administrative. Me qëllim që veprimtaritë e planifikuara me fonde të Sh.B.A. të mund të përfundojnë, ligji duhet miratuar deri më datë 30 shtator, 2010.
Ligji mbi Gjykatat Administrative është një prej gjashtë përbërësve të Programit të Pragut II të Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit – Shqipëri, i cili u nënshkrua në shtator 2008. Projektligji ka mbetur pezull në kuvend nga fillimi i vitit 2009. Dështimi për ta miratuar këtë legjislacion do të çojë në mbylljen e veprimtarive për Gjykatat Administrative që administrohen nga USAID nën Programin e Pragut.
Ligji për Gjykatat Administrative është me rëndësi thelbësore për të ndihmuar Shqipërinë që të promovojë transparencë në sistemin gjyqësor, të forcojë shtetin ligjor, dhe të rrisë besimin e publikut tek institucionet publike. Ligji mbi Gjykatat Administrative do të realizonte ngritjen e shtatë gjykatave që do të gjykonin mosmarrëveshjet e qytetarëve dhe bizneseve mbi çështje të tilla si punësimi, taksat, pensionet, regjistrimin e pronave, kompensimin e pronave, si dhe çështje të tjera të rëndësishme.  Gjithashtu, ngritja e këtyre gjykatave do të përafronte më tej sistemin gjyqësor të Shqipërisë me standartet e kërkuara për integrimin në BE.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara nxit Kuvendin që ta miratojë ligjin pa vonesa të mëtejshme. Ndihma e Sh.B.A. për Programin e Gjykatave Administrative nuk do të vazhdojë nëse mungon miratimi i këtij ligji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here