Home Bota Ukraina drejt luftes civile, dhjetra te vdekur e te plagosur

Ukraina drejt luftes civile, dhjetra te vdekur e te plagosur

693
0

UKRAINE-UNREST-EU-RUSSIA-POLITICSUkraina rrezikon luftën civile. Nuk ka  zgjatur shumë orë armëpushimi i shpallur nga presidenti Viktor Janukoviç dhe në sheshin qendror, Maidan të Kievit, qendra e protestës pro-Europiane dhe anti-qeveritare, kanë rinisur përleshjet mes protestuesve antiqeveritarë dhe policisë.

Ndërkohë takimi mes ministrave të jashtëm të BE-së dhe presidentit ukraimnas është anuluar. Ministria e Shëndetësisë flet për 35 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur vetëm nga përleshjet e sotme.

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shultz bën apel për ndalimin e dhunës ndryshe BE do të ndërmarrë saknsione ndaj Ukrainës.

ORA 14:00 MERKEL TELEFONATË JANUKOVIÇ “PËRGJEGJËSIA, E QEVERISË”
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka telefonuar presidentin ukrainas dhe ka dënuar ashpër ndodhitë e fundit të dhunës, raporton zëdhënësi i saj Steffen Seibert.

“Të gjitha partitë duhet të ndalim menjëherë dhunën. Përgjegjësia kryesore është e qeverisë”, u shpreh Merkel

ORA 13:50  KRYEBASHKIAKU I KIEV LË PARTINË E JANUKOVIC
Kryebashkiaku i Kiev është larguar nga partia e Janukoviç.  Volodymir Makeienko la partinë e presidentit në shenjë proteste ndaj “gjakderdhjes dhe luftës” që po ndodh në vend.

“Jam gati të bëj gjithçka për të ndalur përleshjen në shesh” , shprehet Makeienko, i cili ishte emëruar kryebashkiak në fund të muajit që shkoi.

ORA 13:30 SHBA, SANKSIONE NDAJ QEVERITARËVE UKRIANAS 
Departamenti i shtetit të SHBA ndërkohë, ka deklaruar sanksione për 20 antarë të qeverisë ukrainase për shkak të dhunës që po përshkallëzohet në vend.

Gazeta italiana La Republica, shkruan se sipas burimeve të brendshme, sanksionet lidhen me bllokimin e vizave.
Burimi shton se Washingtoni është gati të bashkëpunojë me BE për sanksione të mëtejshme në rast se këto masa paraprake nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar dhunën.

Sanksionet, të cilat i ndalojnë  këtre 20 antarëve  hyrjen në ShBA, është i kthyeshëm  dhe është vendimi i dytë i këtij tipi që SHBA ndërmerr ndaj Ukrainës që nga janari.

ORA 13:14 PROTESTUESIT BURGOSIN 5 AGJENTE POLICIE
Mediat lolake shkruajnë se protestuesit kanë burgosur 60 agjentë policie. Mendohet se i kanë dërguar në një zyrë parnë bashkisë së Kiev duke bërë që të kalonin përgjatë një korridori me demostrues.

ORA 13:00 VETEM SOT MENDOHET TE JENE 35 TE VRARE 
Viktima të reja i shtohen bilancit të të vdekurve dhe të plagosurve nga përleshja. Por burimet për numrin e të vdekurve janë kontradiktore: Ministria e Shëndetësisë flet për 35 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur vetëm nga përleshjet e sotme, ndërsa rreth 500 persona rezultojnë të jenë plagosur.  Kurse ambasadori i Italisë në Ukrainë tha për Radio Radical se janë të paktën 50 të vrarë.

ORA 10:10 ANULOHET TAKIMI I JANUKOVIC ME MINISTRAT E JASHTEM 
Ministrat e Jashtëm të BE-së që kishin shkuar në Kiev për të zhvilluar bisedime me presidentin Viktor Janukoviç janë larguar nga andej mëngjesin e sotëm. Mësohet se ata nuk kanë zhvilluar asnjë seancë bisedimesh. Një zyrtar i lartë perëndimor njoftoi se ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë anuluan sot takimin me presidentin ukrainas, Viktor Janukoviç për arsye sigurie. ”Takimi u anullua për arsye sigurie. Në qendër të Kievit është e vështirë të kalohet”, theksoi ai, informon AFP.

Përtej fjalëve dhe premtimeve, në Ukrainë protestat nuk kanë të mbaruar. Mëngjesin e sotëm edhe pse Presidenti ukrainas Viktor Yanukovich kishte deklaruar një ‘armëpushim’ për të ndaluar dhunën dhe do të niste bashkëbisedimet me opozitën në qendër të Kievit, kanë nisur sërish protestat mes policisë dhe protestuesve. Ndërkohë, bilanci i viktimave vazhdon të rritet dhe numri i tyre ka arritur nga 26 në 29, ndërkohë që 287 të plagosur janë ende në spital.

NATO: BASHKËPUNIMI NË DYSHIM NËSE NDËRHYN USHTRIA
NATO-ja kërcënoi sot Ukrainën se do të vërë në dyshim bashkëpunimin me këtë vend nëse ushtria ndërhynte kundër manifestuesve të opozitës. “I bëj thirrje me ngulm qeverisë ukrainase të shmangë çdo akt tjetër dhune”, deklaroi në një komunikatë sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Anders Fogh Rasmussen, pas përleshjeve dhe sulmit të policisë, që shkaktoi të paktën 26 të vdekur të martën në Kiev.

Presidenti Viktor Janukoviç zëvendësoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, i cili kishte deklaruar se “askush nuk kishte të drejtë të përdorte forcat e armatosura për të kufizuar të drejtat e qytetarëve”.

Dhe në kuadrin e masave të veçanta, tashmë ushtria mund të përdorë armët. “Nëse ushtria ndërhyn kundër opozitës, lidhjet e Ukrainës me NATO-n do të cënohen rëndë”, paralajmëroi Rasmussen.

RRITET NUMRI I VIKTIMAVE, 29 TE VDEKUR 287 TE PLAGOSUR
Bilanci i viktimave vazhdon të rritet në Kiev dhe numri i tyre ka arritur nga 26 në 29, ndërkohë që 287 të plagosur janë ende në spital.

Këtë gjë e ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës, duke nënvizuar në një komunikatë të vendosur në internet, që mes të plagosurve të ditës së martë ishin edhe 4 të rinj minorenë dhe dy shtetas të huaj.

Një nga manifestuesit në Kiev ka humbur jetën gjatë protestave të rinisura paraditen e të enjtes në qendër të kryeqytetit ukrainas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here