Home Bota Sulm me raketa në Gaza, vriten gra e femije

Sulm me raketa në Gaza, vriten gra e femije

649
0

Sulm në Gaza, raketa në Tel Aviv. Lufta vazhdon dhe sa vjen e po paguhet shtrenjtë me gjak civilësh dhe fëmijësh.

Të paktën 20 palestinezë, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, u vranë sot nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, sipas shërbimeve shëndetësore në territorin palestinez të qeverisur nga Hamasi.

Izraeli bombardoi sot një shtëpi në Gaza, duke shkaktuar 10 civilë të vrarë. Mes viktimave numërohen 4 fëmijë.

Ky përbën dhe sulmin me vdekjeprurës që kur nisi Izraeli nisi ofensiven ndaj Hamasit me vrasjen e komandantit ushatarak të grupit islamik të mërkurën. Sipas raportimeve që vijnë nga Gaza, Izraeli ka bombarduar shtëpitë e të paktën 7 zyrtarëve të Hamasit vetëm sot.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Hamas duke goditur me raketë një 1 makinë në territorin izraelit. Predha ra në Oafkim të Izraelit duke lënë dy persona të plagosur. Një tjetër raketë ka rënë në Ashdod dhe nuk dihet nëse ka viktima.
Situata nuk duket aspak premtuese ndërsa konflikti vjenn në rritje në këtë zonë.
Ban Ki Moon pritet të udhëtojë drejt Rripit të Gazës.

Në anën tjetër, Izraeli ka vazhduar të sulmojë territorin palestinez nga ajri dhe deti për të pestën ditë me radhë.

Që prej shpërthimit të ofensivës ushtarake izraelite “Shtyllat e Mbrojtjes”, të paktën 69 persona janë vrarë, 66 palestinezë dhe tre izraelitë.

Gjithsej të vrarë nga këto sulme kanë mbetur 9 fëmijë. Burime spitalore thonë se rreth 400 civilë janë të plagosur.
Por, konflikti duket se nuk ka shuarje, ministri i Mbrojtjes i Izraelit bëri të ditur se ka rithirrur 75 mijë rezervistë për ti hedhur në sulm.

NETANYAHU: IZRAELI I GATSHËM TË RRISË OFENSIVËN NË RRIPIN E GAZËS
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyanu deklaroi se Izraeli është i gatshëm që ta zgjerojë në mënyrë të konsiderueshme operacionin kundër militantëve islamikë palestinezë në Rripin e Gazës.

”Ne jemi të gatshëm”, deklaroi Netanyahu në një takim me qeverinë e tij.

PERES PËRSHËNDET PËRPJEKJET E MORSIT PËR NJË ARMËPUSHIM NË RRIPIN E GAZËS
Presidenti izraelit, Shimon Peres përshëndeti sot përpjekjet e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, për vendosjen e një armëpushimi, por akuzoi Hamasir se kishte hedhur poshtë propozimin e tij, në një intervistë të publikuar në stacionin televiziv ”Sky News”.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e presidentit egjiptian për të vendosur një armëpushim. Por deri tani, Hamasi ka hedhur poshtë propozimin e presidentit egjiptian”, deklaroi presidenti izraelit duke konfirmuar se qëllimi i vendit të tij ishte paqja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here