Qeveria ka vendosur rregulla të reja për shërbimin “Taksi”, të cilat bllokojnë automatikisht taksitë që punojnë të pa pajisur me licencë. Kështu, pamja e të gjitha taksive që janë licencuar nga bashkitë do të jetë e verdhe, ndërsa taksitë që janë licencuar nga komunat nuk do të kenë të njëjtën ngjyrë. Ndërsa duke filluar që nga dita e sotme, taksistët do të jenë të detyruar që përveç stampimit të fjalës “Taksi” në dyert anësore të automjetit, të kenë të vendosura, në mënyrë të dallueshme edhe tarifat në shërbimin taksi, stemën e bashkisë/komunës, si dhe emërtimin e kodit, së bashku me numrin e serisë së licencës së bashkisë, ku subjekti taksi është licencuar në shërbimin taksi. Po ashtu të gjitha automjetet private që kanë ngjyrë të verdhë, duhet të ndryshojnë pamjen e tyre. Gazeta zbardh të plotë vendimin i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi nga dita e sotme.
“Uniforma” e re për taksitë
Rrëgullat e reja të përcaktuara nga Ministria e Transporteve përcaktojnë saktësisht pamjen e detyrueshme që duhet të ketë një taksi. Kështu, përsa i përket pamjes së jashtme të taksive në vend ato duhet të kenë si rregull ngjyrën e verdhë ose kombinimin e ngjyrave të përcaktuara nga bashkia, ku subjekti është licencuar në shërbimin taksi; në ndryshim nga shkronja “a” e kësaj pike, autoveturat në shërbimin taksi të licencuara nga bashkitë jo-qendër rrethi/komuna nuk duhet të kenë ngjyrën e verdhë; dhe autoveturat në shërbimin taksi të licencuara në bashkitë jo-qendër rrethi/komuna nuk duhet të kenë ngjyrën ose kombinimin e ngjyrave të njëjta me ngjyrën e autoveturave të licencuara në shërbimin taksi nga bashkitë qendër rrethi të të njëjtit rreth”. Ndërsa taksistët do të jenë të detyruar që përveç stampimit të fjalës “Taksi” në dyert anësore, të kenë të vendosura, në mënyrë të dallueshme edhe tarifat në shërbimin taksi, stemën e bashkisë/komunës, si dhe emërtimin e kodit, së bashku me numrin e serisë së licencës së bashkisë, ku subjekti taksi është licencuar në shërbimin taksi.
Plotësimi i kushteve të komoditetit
Komisioni i DPSHTRR-së, në plotësimin e kushteve të komoditetit dhe të veçanta, pas verifikimit në plotësimin e kushteve të këtij kapitulli “Kushte të veçanta të automjetit në shërbimin taksi
“TAKSI”, lëshojnë për autoveturën në shërbimin taksi dokumentin në përputhje me aneksin 3 të këtij udhëzimi. Aktvlerësimi i kushteve në shërbimin taksi për autoveturën në shërbimin taksi lëshohet çdo vit pasi autovetura ka kaluar kontrollin teknik periodik dhe vjetor dhe është pajisur me certifikatën e
kontrollit teknik të mjeteve rrugore në përputhje me udhëzimin nr.2 datë 11.3.2010 “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”.Komisioni i DPSHTRR-së, në plotësimin e kushteve të komoditetit dhe të veçanta, nuk kryhen veprime lidhur me plotësimin e dokumentit sipas aneksit 3 të këtij udhëzimi, nëse një autoveturë e shërbimit taksi e licencuar në bashki jo-qendër rrethi/komunë ka ngjyrë të verdhë ose ngjyrën, ose kombinimin e ngjyrave të njëjta, me autoveturat e licencuara në shërbimin taksi në bashkinë qendër rrethi, si dhe kur nuk plotëson dispozitat e pikës 3 të nenit 236 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.153 “Rregullorja në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe kapitullit IV të udhëzimit.
Pezullimi i licencës
Aktvlerësimi i kushteve të komoditetit dhe të veçanta në shërbimin taksi është pjesë përbërëse e procedurës së licencimit. Ky dokument mund të pezullohet ose të hiqet gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe, ose refuzohet lëshimi i tij nga komisioni i DPSHTRR-së, derisa këto kushte të jenë plotësuar. Subjekti i autorizuar nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit për kontrollin teknik të automjeteve nuk kryen veprime nëse një autoveturë e shërbimit taksi e licencuar në bashki jo-qendër
rrethi/komunë ose një autoveturë në përdorimin privat, e cila ka ngjyrë të verdhë ose ngjyrën, ose kombinim të ngjyrave të njëjta me autoveturat e licencuara në shërbimin taksi në bashkinë qendër rrethi të të njëjtit rreth. Bashkitë jo-qendër rrethi/komuna nuk licencojnë subjekte në shërbimin taksi, nëse autoveturat në shërbimin taksi në bashkitë jo-qendër rrethi/komuna kanë ngjyrë të verdhë ose ngjyrën, ose kombinimin e ngjyrave të njëjta me autoveturat në shërbimin taksi bashki qendër rrethi të të njëjtit rreth.”.
“Bllokohen” taksitë private me ngjyrë të verdhë
Nëse një autoveturë në shërbimin taksi nuk përdoret më për qëllime të destinacionit të saj, ajo nuk lejohet të përdoret si autoveturë private me ngjyrën e verdhë ose me ngjyrë, ose kombinim të ngjyrave të njëjta me atë të autoveturave në shërbimin taksi në bashkinë qendër rrethi. Ndërsa nga tjetërsimi i ngjyrës, përjashtim do të bëjnë të gjitha autoveturat në përdorimin privat, kur ngjyra e verdhë është ngjyra origjinale e autoveturës nga prodhuesi.” Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor merr të gjitha masat e nevojshme që të njoftojë të gjithë personat fizikë që zotërojnë autovetura private që, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, të mos tjetërsojnë ngjyrën e autoveturës duke bërë të verdhë ose ngjyrë, ose kombinim të ngjyrave të njëjta me atë të autoveturave në shërbimin taksi të bashkive qendër rrethi.
Automjetet me ngjyrë të verdhë, duhet të ndryshojnë ngjyrën
Brenda 12 muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, zotëruesit e autoveturave në përdorimin privat, me përjashtim të atyre të pikës 9/2, të cilat janë të bojatisura me ngjyrën e verdhë ose me ngjyrë, ose kombinim të ngjyrave të njëjta me atë të autoveturave në shërbimin taksi në bashkinë qendër rrethi, do të tjetërsojnë ngjyrën e autoveturave të tyre. Bashkitë qendër rrethi jo-qendër rrethi e komuna bashkëpunojnë nga afër me organet përgjegjëse, si Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, subjektin e autorizuar për kryerjen e kontrollit teknik nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Policinë Rrugore, Policinë Bashkiake dhe Policinë Tatimore në zbatimin e këtij udhëzimi.
Sanksionet për vendqëndrimin
Sipas udhëzimit më të fundit të Ministrisë së Transportve për vendosjen e rregullave të reja për taksitë, “nuk lejohet qëndrimi i një autoveture në shërbimin taksi e licencuar në një njësi të qeverisjes vendore, në vendin e qëndrimit të autoveturave në shërbimin taksi të një njësie tjetër të qeverisjes
vendore.”