Home Aktualitet Ekzekutohen ne Hollande vellezerit Tola, dyshohet te jete porositur nga Shqiperia

Ekzekutohen ne Hollande vellezerit Tola, dyshohet te jete porositur nga Shqiperia

920
0

vrasje-roterdamDy shqiptarë nga qyteti i Elbasani kanë mbetur të vdekur pas një shkëmbimi zjarri në Roterdam të Holandës, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Bëhet fjalë për Florenc Tolën 30 vjeç dhe vëllain e tij Glevis Tola 25 vjeç, të cilët janë ekzekutuar në rrethana ende misterioze, ndërsa ka mbetur i plagosur një tjetër shqiptar, Serxhio Piku.

Burime nga Policia Kufitare sqaruan se për herë të fundit në Shqipëri Glevi Tola ka hyrë nga Belgjika më 31 korrik të vitit të shkuar për të qëndruar vetëm pak orë dhe është larguar sërish. Ndërsa vëllai Flornec Tola, sipas të dhënave të sistemit TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri nga Pika Kufitare e Kakavijës më 10 janar 2015 dhe është larguar drejt Austrisë nga Rinasi 3 ditë më pas, më 13 janar 2015.

Burime nga policia sqaruan po ashtu se dy vëllezërit, kohët e fundit kishin bërë dhe ndryshime në gjeneralitetet e tyre, ku rezulton se Florenc Tola njihej zyrtarisht me mbiemrin e ndryshuar në Bahiti, ndryshime ka bërë dhe vëllai i vogël nga Glevis Tola në Levi Tola.

florenc-tola
Florenc Tola, 30 vjeç dhe vëllai i tij Glevis Tola, 25 vjeç

Sipas burimeve, të tre shqiptarët kanë qenë banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan, pranë unazës jugore të këtij qyteti.
Familjarët qëndrojnë në pritje të trupave, ku jashtë kamerës deklarojnë se shteti duhet të zbardhë të vërtetën e kësaj vrasje të dyfishtë.

Mediat e huaja raportojnë se nga shkëmbimi i zjarrit i plagosur ka mbetur dhe një shtetas italian, ndërsa ende nuk është bërë i mundur arrestimi i autorëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik. Vrasja e dy shqiptarëve konfirmohet dhe nga policia shqiptare e kontaktuar nga A1Report.

Dy të rinjtë shqiptarë mësohet të jenë vrarë në banesën e tyre në zonën e njohur si lagja e bullgarëve në Roterdam, ndërsa rreth pasdites së 15 janarit policia ka nisur hetimet e njoftuar nga fqinjët për të shtëna me armë.

Vrasja e dy vëllezërve në Roterdam është porositur nga Shqipëria. Kjo është pista kryesore ku edhe vetë policia holandeze është përqendruar për të zbardhur masakrën e datës 15 janar në Roterdam. Pak ditë pas vrasjes së dy vëllezërve Florenc Tola, 30 vjeç dhe Glevis Tola, 25 vjeç, nga qytetit i Elbasanit, në Holandë, ende mbetet mister motivi i krimit të dyfishtë.

Dy vëllezërit viktima, janë njohur në rrethin shoqëror, brenda dhe jashtë vendit, si persona me influencë dhe që prej kohësh merreshin më tregtinë e drogës, fillimisht në shtetin fqinj të Italisë dhe, më pas, në Belgjikë, Zvicër dhe së fundmi në Holandë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here