Home Aktualitet Pranvera Ebeling, gruaja qe drejtonte trafikun e droges

Pranvera Ebeling, gruaja qe drejtonte trafikun e droges

702
0

droge-xibrakeNjë ditë më parë, burime të prokurorisë bënin me dije se në trafikun e kokainës është e përfshirë edhe një femër, e cila ka pasur një rol të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një femër shqiptare me nënshtetësi gjermane. Gazeta Mapo shkruan se ajo është Pranvera Ebeling, e cila jeton prej 10 vitesh në Gjermani dhe ka qenë bashkëjetuesja e Ilir Hysenit, që mendohet se është drejtuesi i këtij rrjeti të trafikut të drogës. Kjo e fundit ka qenë në Shqipëri më 14 dhjetor dhe është larguar pas katër ditësh. Ajo konsiderohet si një nga personat kyç që po hetojnë autoritetet gjermane lidhur me linjën e trafikut të kokainës që përpunohej në laboratorin e Xibrakut në Elbasan. Sipas hetimeve të kryera nga pala gjermane, rezulton se vajza ishte pika e kontaktit mes dy grupeve, pjesëtarë të të njëjtit rrjet që kishin kryer edhe më parë trafik kokaine nga Shqipëria në Gjermani. Gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri, e dyshuara ka folur shpesh në telefon me shtetasin Ilir Hyseni, i cili nga ana e tij i linte asaj detyra të caktuara, që sipas prokurorisë krijojnë dyshime se të dy personat ishin të përfshirë në organizimin e rrjetit të trafikut të kokainës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here