Home Udhetim Revista “Forbes”: Ja cilat janë kërkesat më të çuditshme që bëjnë klientët...

Revista “Forbes”: Ja cilat janë kërkesat më të çuditshme që bëjnë klientët në hotele

1641
0

Edhe pse shërbimi i tyre nuk lartësohet gjithnjë, administratorët e hoteleve hera-herës u vijnë në ndihmë të jashtëzakonshme klientëve me kërkesa nga më të çuditshmet në hotele. Në hotelet me emër, është detyra e administratorëve që të plotësojnë tekat e njerëzve që qëndrojnë aty. Për shembull, një anglez që po qëndronte në hotelin “Setai” në Majemi i kërkoi administratorit të hotelit të gjente mënyrën për të transportuar tigrin e së dashurës së tij nga SHBA në Londër. Ka dhe histori të vjetar njerëzish të çuditshëm, siç ishte artisti Salvado Dali. Ai rrinte rregullisht në hotelin “Meurice” në Paris dhe i kërkonte administratorit të hotelit që të kapte miza në kopshtin “Tuileries” për të. Sigurisht, jo gjithë kërkesat e klientëve mund të plotësohen. Për shembull, një person në hotelin “Beverly Hills” i kërkoi stafit të hotelit pjesë zëvendësimi për armën e tij “AK47”, kërkesë që u refuzua. Një tjetër në hotelin “Parrot Cay” donte t’i bënte surprizë bashkëshortes me rastin e 40-vjetorit dhe i kërkoi hotelit që të sajonte peshkaqenë të rremë dhe t’i fusnin në ujë, aty ku po lahje e shoqja. As kjo kërkesë nuk u pranua. Një klient i ndrojtur i hotelit “InterContinental” në Hong Kong takoi një grua që i pëlqente shumë, por nuk dinte si t’ia thoshte. Ai i kërkoi stafit të hotelit të organizonte një mbrëmje të veçantë për të dy. Stafi i hotelit i kërkoi gruas që të darkonte me një klient të hotelit dhe mbrëmja rezultoi me sukses, duke qenë se çifti u fejua dhe u martua. Një skocez shkoi në hotelin “Sharq Village and Spa” në Katar dhe i kërkoi hotelierit diçka që nuk gjendej kollaj në ato anë, një fustanellë. Ai e donte atë për një rast ceremonial brenda disa ditëve. Hoteli nuk mundi të kontaktonte me ambasadën britanike pasi ishte mbyllur. Së fundmi stafi i hotelit gjeti foto të fustanellës në internet dhe i dërgoi tek një rrobaqepës vendas.Një çift gjerman po qëndronte në hotelin “Anantara Dhigu” në Maldive. Gruaja ishte e lumtur aty, por burri ishte gati të jepte çdo gjë për një lojë golfi. Ai ia besoi këtë rrëfim menaxherit të hotelit, por fatkeqësisht në Maldive s’ka fusha golfi. Ai atëherë i tha furnizuesit të hotelit t’i gjente ca topa golfi dhe shkopinj lundrues dhe e ftoi gjermanin në një lojë golfi në ujë. Djali i një çifti italian, i cili ishte fanatik futbolli dhe po qëndronte në hotelin “Villa Padierna” në Spanjë dëshironte të ndiqte ndeshjen Madrid-Barcelonë. Problemi i vetëm ishte se gjithë biletat ishin shitur. Administratori i hotelit pyeti gjithë stafin dhe zbuloi se kushëriri i portierit po stërvitej për t’iu bashkuar Real Madridit. Atëherë, pas një shumë parash ai gjeti biletat për gjithë familjen. Një çift amerikan po qëndronte në hotelin “Monasterie” në Peru. Gjatë qëndrimit atje atyre u pëlqyen aq shumë tjegullat e kuqe të baltës në çatitë e hotelit, saqë i kërkon administratorit, Hector Ramirez që t’u dërgonte me postë dy mijë copë në SHBA. Tjegullat kushtuan vetëm 200 dollarë ndërsa dorëzimi i tyre në destinacion kushtoi gjashtë mijë dollarë.

Hoteli “Jefferson”, Uashington D.C.
Një klient në hotelin “Jefferson” në Uashington kërkoi që në suitën e tij të vendosej një piano, sigurisht bashkë me pianistin, si dhe disa këngëtarë që të këndonin këngë Krishtlindjesh, meqë ishte prag festash. Dera e dhomës së hotelit ishte shumë e vogël për pianon, ndaj u desh që ta çmontonin dhe ta montonin sërish.

Hoteli “Ritz-Carlton”, Uashington D.C.
Një australian, i cili ishte fans i regbisë i kërkoi hotelit “Ritz-Carlton” në Uashington, ku po qëndronte për gjashtë javë, që t’i jepte mundësinë të kishte akses 24-orësh në kanalin televiziv australian të regbisë. Hoteli bleu një satelit dhe marrës për dhomën e tij dhe më pas e instaloi për klientin, duke pajisur dhe dhomën me revista të sportit të tij të preferuar.

Hoteli “Setai” Miami, Florida
Një anglez qëndroi në hotelin “Setai” në Majemi teksa po vizitonte të dashurën e tij atje dhe të dy vendosën të shkonin në Londër. Por asaj i duhej të merrte dhe tigrin me veten. Anglezi i kërkoi hotelit t’i rregullonte transportin e tigrit dhe iu desh personelit të merrej me gjithë detajet e transportit të një tigri nga SHBA në Angli.

Hoteli “InterContinental”, Hong Kong
Një klient i ndrojtur i hotelit “InterContinental” në Hong Kong takoi një grua që i pëlqente shumë, por nuk dinte si t’ia thashte. Ai i kërkoi stafit të hotelit të organizonte një mbrëmje të veçantë për të dy. Stafi i hotelit i kërkoi gruas që të darkonte me një klient të hotelit dhe mbrëmja rezultoi me sukses, duke qenë se çifti u fejua dhe u martua.

Hoteli “Ritz-Carlton”, Florida
Një turk që po darkonte në një restorant në hotelin “Ritz-Carlton”, Kay Biscayne, i telefonoi hotelit përpara se të takohej aty me të dashurën. Ai tha se kishte në plan t’i propozonte asaj për martesë dhe donte që hoteli të gjente një avion që do fluturonte lart hotelit duke formuar fjalinë “A do martohesh me mua”. Kërkesa u përmbush nga ana e hotelit u përmbush, por gruaja refuzoi.

Hoteli “Topnotch Resort and Spa”, Vermont
Një grua, e cila do çonte të dashurin e saj në “Topnotch Resort” për ditëlindjen e tij i kërkoi hotelit ta ndihmonte për organizimin e një mbrëmjeje të paharrueshme. Pas konsultave të shumta, stafi i hotelit vendosi të merrte një kostum gorille dhe të vishte një person me të. Gorilla pastaj filloi të këndonte këngën e ditëlindjes në gjuhën serbe.

Hoteli “Stafford”, Angli
Një amerikan nga Teksasi u vendos në Londër, ku më parë kishte qenë klient i rregullt i hotelit “Stafford”. Teksa jetonte atje ai merrte rregullisht autobusin e kuq numër 15. Pasi u vendos aty ai mori vesh se “London Transport” po i shiste autobusët me dy kate dhe ai i kërkoi ndihmë stafit të hotelit ta ndihmonte për të blerë një të tillë, pikërisht autobusin e kuq me të cilin kishte udhëtuar.

Hoteli “Sharq Village and Spa”, Katar
Një skocez shkoi në hotelin “Sharq Village and Spa” në Katar dhe i kërkoi hotelierit diçka që nuk gjendej kollaj në ato anë, një fustanellë. Ai e donte atë për një rast ceremonial brenda disa ditëve. Hoteli nuk mundi të kontaktonte me ambasadën britanike pasi ishte mbyllur. Së fundmi stafi i hotelit gjeti foto të fustanellës në internet dhe i dërgoi tek një rrobaqepës vendas.

Hoteli “Anantara Dhigu”, Maldive
Një çift gjerman po qëndronte në hotelin “Anantara Dhigu” në Maldive. Gruaja ishte e lumtur aty, por burri ishte gati të jepte çdo gjë për një lojë golfi. Ai ia besoi këtë rrëfim menaxherit të hotelit, por fatkeqësisht në Maldive s’ka fusha golfi. Ai atëherë i tha furnizuesit të hotelit t’i gjente ca topa golfi dhe shkopinj lundrues dhe e ftoi gjermanin në një lojë golfi në ujë.

Hoteli “Villa Padierna”, Spanjë
Djali i një çifti italian, i cili ishte fanatik futbolli dhe po qëndronte në hotelin “Villa Padierna” në Spanjë dëshironte të ndiqte ndeshjen Madrid-Barcelonë. Problemi i vetëm ishte se gjithë biletat ishin shitur. Administratori i hotelit pyeti gjithë stafin dhe zbuloi se kushëriri i portierit po stërvitej për t’iu bashkuar Real Madridit. Atëherë, pas një shumë parash ai gjeti biletat për gjithë familjen.

Hoteli “Gritti Palace”, Venecia
Një klient në hotelin “Gritti Palace” në Venecia i kërkoi administratorit të vendoste 12 topa ushtarakë të vegjël në ballkonin e një personi që kishte ditëlindjen dhe të shtinte me to, një nga një, në mesnatë. Ai gjithashtu kërkoi dhe një llambë që do ishte imitim i llambës romake me vaj, për të ndriçuar dhomën gjatë darkës së ditëlindjes.

Hoteli “The Waldorf Tower”, Nju Jork
Një çift i ri në Nju Jork kërkoi që në suitën e tyre martesore të hotelit “The Waldorf Tower” të vendoseshin dy çokollata me formën dhe masën e tyre trupore. Ato dërguan fotot e tyre në hotel dhe administratori i hotelit ia kaloi porosinë shefit të kuzhinës, në mënyrë që të përmbushej kërkesa e çiftit. Statujat prej çokollate përfunduan në disa javë, por nuk dihet kush i hëngri.

Hoteli “MonasterioCuzco”, Peru
Një çift amerikan po qëndronte në hotelin “Monasterie” në Peru. Gjatë qëndrimit atje atyre u pëlqyen aq shumë tjegullat e kuqe të të baltës në çatitë e hotelit, saqë i kërkon administratorit, Hector Ramirez që t’u dërgonte me postë dy mijë copë në SHBA. Tjegullat kushtuan vetëm 200 dollarë ndërsa dorëzimi i tyre në destinacion kushtoi gjashtë mijë dollarë.

Hoteli “Burnham”, Çikago
Një person që qëndronte në hotelin “Burnham” në Çikago i dha administratorit të hotelit 30 mijë dollarë, së bashku me udhëzimet e duhura për t’i blerë një makinë për vajzën e tij që mbushte 16 vjeç. Administratori zgjodhi një “BMË 325”. Ndërkohë, në të njëjtin hotel një klient kishte kërkuar që të dërgohej një kalë prej druri në shtëpinë e një mikut të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here