Home Politike Protestat ne Maqedoni, Rama: “Respektoni marreveshjen e Ohrit”

Protestat ne Maqedoni, Rama: “Respektoni marreveshjen e Ohrit”

637
0

meta-iftarKryeministri Edi Rama ka cilësuar mosrespektimin e Marrëveshjes së Ohrit si arsyen kryesore të përplasjeve të fundit në Maqedoni.

Në një deklaratë të tijën në darkën e Iftarit, shtruar me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit Rama theksoi se marrëveshja e Ohrit kishte garant edhe faktorin ndërkombëtar, kështu që të tria palët që hynë garant, ajo shqiptare, maqedonase dhe faktori ndërkombëtar duhet të reflektojnë.

“Ajo çka pa ndodh në Maqedoni meriton vëmendje dhe maturi. Marrëveshjes së Ohrit nuk i kanë dalë për zot veç dy palët maqedonasit dhe shqiptarët por edhe partnerët ndërkombëtarë. Nëse maturia i duhet shumë dy palëve tona, reflektimi duhet të jetë tre palësh.”- u shpreh Rama.

Më tej ai theksoi se: ” Këto janë pasoja të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe humbjes së besimit të shqiptarëve. As burgosja e përjetshme e 6 shqiptarëve dhe as flamuri e radikalizmit, që bie ndesh interesave shqiptare, nuk mund të justifikohen.

Flamujt e radikalizmit kombëtar dhe fetar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale, gërryese, varfëri, papunësi, keqarsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më agresivet, në organizmin shoqëror të një bashkësie dhe për këto duhet menduar në tre palë për Maqedoninë, për këto duhet menduar në shumë palë për Ballkanin.”

PROTESTAT NE MAQEDONI
Prej disa ditësh shqiptarët në Maqedoni kanë dale në protesta te dhunshme dhe janë përplasur me policinë. Protestat në Shkup, nisën për të kundërshtuar dënimin e gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit që ndodhi më 12 prill 2012.

Gjykata Themelore Shkupi 1 dha dënimet me burgim të përjetshëm për të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Por, vetëm njëri nga të akuzuarit Rami Sejdini është shpallur i pafajshëm. Trupi gjykues vendosi mbi bazën e aktakuzës së ngritur nga prokuroria për rastin e koduar “Monstra”, ndërsa gjashtë shqiptarët akuzohen për vepër terroriste si autorë të kryerjes së krimit makabër që ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin artificial Smilkovc në periferi të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar maqedonas nga fshati Radishan i Shkupit.

Procesi gjyqësor ka filluar më 20 dhjetor 2012, pas hetimeve disa mujore. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviç, Fejzi Aziri, Haki Haziri dhe Sami Luta. Por dy nga të dënuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç janë në burg në Prishtinë, ku janë të dënuar për armëmbajtje pa leje dhe se procedura për esktradimin e tyre është në vijim e sipër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here