Qeveria dhe Presidenti kanë hyrë në njëngërç sipas burimeve mediatike për shkak të emrit të ambasadorit shqiptar në Romë, Neritan Ceka.
Shqiptarja.com raporton që qeveria mund ta ketë refuzuar kërkesën e Ministrisë së Jashtme për të shkarkuar Neritan Cekën.
Presidenti ka shkarkuar gjashtë prej ambasadorëve tanë në disa vende, ndërsa lista e socialistëve ka mbi 24 emra ambasadorësh që u ka mbaruar mandati. Por mësohet nga burime jozyrtare se përpos kësaj liste, ministria e Jashtme ka dërguar dhe një listë tjetër ambasadorësh të cilët janë në moshë të madhe dhe që do marrin “librezën” e pensionit në vend të angazhimit diplomatik, duke e ndërprerë atë. Bëhet fjalë për ambasadorë që janë përfaqësues të politikës, e jo me karrierë diplomatike. Këtu,firma e Presidentit thuhet se është ndalur te emri i 72-vjeçarit Neritan Ceka.