Home Politike Noka akuza djalit, Luiza Xhuvani e sjell ne parlament

Noka akuza djalit, Luiza Xhuvani e sjell ne parlament

1054
1

xhuvaniDebatet në parlament lidhur me aksionin në Lazarat kanë përfshirë edhe deputeten e PS dhe njëkohësisht aktore Luiza Xhuvani e cila u vu nën akuzë nga ish-ministri i bredshëm Flamur Noka, sipas të cilit djali i saj është arrestuar nga policia pasi ishtë pjesë e grupit kriminal që qëllon ndaj policisë. Noka i kërkoi Luiza Xhuvanit që të sjellë djalin në parlament për gjysmë ore si shenjë që ai nuk është pjesë e të arrestuarve.

Kjo ka bërë që deputetja e PS, Luiza Xhuvani të sillte në Kuvend, djalin e saj Konstandin Xhuvani për të provuar akuzat e Nokës se djali i saj nuk është pjesë e banditëve të arrestuar të Lazaratit.

“PD ka qenë është dhe mbetet e vendosur kundër trafikut të drogës. Kur kemi qenë ne në pushtet nuk ka pasur shank të mendohej ky trafik që bëhrt sot. Sulmohet një fshat që mbillet hashash. Shumë mirë bëtë po mos sulmoni fsdhatin sulmoni trafikantët. Pse i lajmëruat të gjithë trafikantët të largohen. Kush ëhtë atje që po qëllon kundër policisë, djali i luizës. Po qe se nuk është sille luiza këtu për gjysmë ore në parlament e të kërkojmë falje, por e ke atje. Po jua quajmë plus faktin që guxuat, po nesër kur Lazarati të mos ketë hashash ca do bëni kur të kapen prap hashash në Itali, e keni ju e e keni fshehur ju atëherë. Jeni tërësisht të humbur. Kur këta të dy mbushin hundët mos prisni të kapën trafikantë nga policia.” tha Noka më herët në seancën parlamentare.

E menjëhershme ka qenë edhe replika e deputetes Xhuvani e cila duke iu drejtuar Nokës e ftoi atë së bashku me mediat që të vinte dhe të verifikonte që djali i saj është në shtëpi dhe nuk është pjesë e të arrestuarve apo e grupit kriminal.

“Në përgjegjësinë dhe moralin tim, i bëj thirrje në bazë të akuzave të bëra ndaj djalit tim, zotit Flamur që ka qenë edhe ministër, të vini bashkë me mediat, dhe nëse im bir nuk është në shtëpi unë nuk vij më në këtë sallë, në të kundërt të gjithë që më akuzuan duhet të më kërkojnë falje.” tha Xhuvani

Djali i Luiza Xhuvanit, Konstandin Xhuvani ishte pjesë e listës fillestare të personave të kërkuar nga policia për sulmet në Lazarat, por pas verifikimeve të kryera u qartësua se ai ishte i pafajshëm.

1 COMMENT

  1. Turp dhe per te ardhur keq per ate poopul kush e udheheq per ata shqiptare familjare dhe puntore NATYRE E KRIMINELIT NUK DI TE NDERTOJE DO PARA DHE KARRIGE DHE PO E KUNDERSHTOVE TE VRET ESHTE PER TE ARDHUR KEQ PER NJE POPULL SI SHQIPETARET TE VUAJNE DHE TE JENE NE KETE KADIGORI TE TRAJTOEN NE KET MENYRE CNJERZORE NGA VET SHQIPETARET QE UDHEQIN VENDIN NE NUK FLASIM VETEM PER KETE RRAST PO PER SHUME VITE ME RADHE QE KANE VOJTU POPULLI DHE PO VUAN VETEM NGA ATA NJERES QE JANE NE PARLAMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here