Që të flasë gjatë në foltoren e Kuvendit dhe të mos respektojë kohën kjo është kthyer në normalitet për ish-kryeministrin Berisha…por me degradimin e fjalorit deputeti demokrat duket se nuk ndalet.
Mes akuzave kundër qeverisë se mbështet trafikantët dhe skepticizmin për aksionin antidrogë në Lazarat, Berisha me tone të ashpra e të larta ka quajtur gruan e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, k…
I menjëhershëm, madje ndryshe nga cdo herë kur Meta përpiqet të zgjidhë me qetësi dhe konsensus tensioned në Parlament, këtë radhë kryeparlamentari ka ndërprerë menjëherë seance duke mos lejuar vazhdimin e fjalorit banal të ish-kryeministrit.
Veliaj: Taksirati ynë të merremi me një palace që merret me gratë e të gjithëve
Ora 13:30 “Sot ishte taksirarti i disa prej nesh, ashtu siç ka qenë taksirat i shqiptarëve, nuk është mosha që më bën ta distancoj veten, por kemi marrë një vendim për të mos u marrë me të. Ne kemi pasur një darkë me Tedi Papavramin, Adi Krastën, janë të gjithë dëshmitarë, unë jam krenar me Ajolën, kam marrë një vendim që nuk merrem me familjet e tjera. Belaja e grave të këtij vendi është se kanë Saliun që merret me gratë e të gjithëve, e këtij vendi. Saliu e trajton Lazaratin si punët e brendshme të PD-së. Zoti ja shtotftë jetën që ta kuptojmë këtë palaço dhe se prej kujt duhet të distancohemi, ka zbritur në qytet por nuk është bërë kurrë qytetar. Ajo që po them është taksirati ynë që të dëgjojmë një palaço, vesi del me shpirtin dhe do të duhet ta durojmë”, tha ministri Veliaj në një prononcim për mediat pas fyerjeve t ëish kryeminsitrit Berisha ndaj bashkëshortes së tij.
Xoxa: Sa keq qe një gjysh shpif kaq pa cipë, TURP!
Ora 13:00 Pas sharjeve të ish-kryeminsitrit Berisha ka reaguar gruaja e ministrit Veliaj. Ndërsa ka shprehur neveri për fjalorin e deputetit demokrat, Ajola Xoxa mohon që kryeminsitri Rama të ketë përdorur ndonjëherë ndaj saj fjalë fyese.
“Më ka kapur një neveri e papërshkrueshme për nivelin e shpifjes që mund të arrijë Berisha! Meqë isha në atë darkë, dua të deklaroj publikisht se kurrë, kurrë në jetë Kryeministri Rama nuk ka përdorur ndonjë fjalë fyese ndaj meje, as edhe një herë! Përkundrazi, kam patur veçse respekt prej tij. Sa turp që një burrë në moshën e tim gjyshi gënjen dhe shpif kaq pa cipë! TURP!”, shkruan gruaja e ministrit të Mirëqenies Sociale, në Facebook.
Byroja “dënon” Berishën për fjalorin, përjashtohet 10 ditë nga Parlamenti
Ora 12: 33 “Për arsye se seanca rrezikonte të degradonte dhe pas fyerjeve krejtësisht të papranueshme që Berisha përdori, edhe me kërkeesën e krerëve të grupeve parlamenteare të PS dhe LSI dhe me inciativën time, kërkova mbledhjen e Byrosë dhe Byroja në përputhje me nenin 65 pika 2: Kur deputeti fyen deputetët e tjerë ndalohet të marrë pjesë në seancën plenare dhe në komisione me 10 ditë. Kështu Byroja e Kuvendit vendosi, natyrisht pa marrë miratimin e anëtarëve demokratë, Edmond Spahos dhe Tritan Shehut, që: Berisha për shkak të fyerjeve dhe sjelljes së tij të ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit dhe komisionet parlamentare në 10 ditë duke filluar nga sot”, tha kryeparlamentari Meta në rinisjen e seancës plenare.
Meta gjithashtu i bëri apel deputetëve të tjerë që: Të jenë sa më të përmbajtur, të mos kalojnë në fyerje personale, të papranueshme se nuk është në favor të këtij institucioni të rëndësishmë siç është Kuvendi”
“Justifikohet” Berisha: Asgjë s’më pengon të them të vërtetat publike
Ora 12:27 Ish-kryeministri Berisha i justifikoi ofendimet e rënda ndaj gruas së ministrit Veliaj me faktin se asgjë nuk do ta pengojë atë të thotë të vërtetat.
Pas daljes nga salla e Parlamentit gazetarët kanë pritur kryeministrin Berisha në ambjentet e jashtme për të marrë prononcimin e tij në lidhje me fjalorin që përdori në Kuvend.
“Edi Rama i tha në sytë e tij priostitutë dhe ai s’çeli gojë fare. Bërtiste mbrapa se thash të vërteta që u digjnin, në këtë kontekst unë jam këtu për t’u zotuar para shqiptarëve se asgjë në botë nuk do më pengojë mua të them të vërtetat publike që janë të rëndësishme. Kryeminsitri pasi ka shkëmbyer me të gjitha sharjet, i është kthyer dy zonjave me fjalë më të ulëta. Nuk preken me ato që i thotë kreu i tyre po preken se pse bëhen publike pavarëishst se kanë ndodhur në ambjent publik në sy të 22 vetëve. Kur një kryeministër e lejon veten të thotë gjëra të tilla ai e meriton të demaskohet dhe unë s’i kam thënë si kryeministër një fjalë të tillë.”
Mblidhet Byroja e Kuvendit për fjalorin e Berishën në Parlament
Ora 12:20 Menjëherë pas ndërprerjes së senancës nga kryeparlamentari Meta, Byroja është mbledhur për të diskutuar mundësinë e një mase disiplinore ndaj ish kryeministrit Berisha për fjalorin e përdorur në sallën e Parlamentit.