Home Aktualitet Gate: “Do te dorezohem se keta te vrasin”

Gate: “Do te dorezohem se keta te vrasin”

575
0

gate-mahmutaj1“Kam vendosur të dorëzohem. Këta më kanë nxjerrë emrin si kryebandit, por unë s’kam asnjë lidhje me të shtënat. I gjithë fshati ka drogë jo vetëm unë. Do dorëzohem se me komunistët s’bëhet shaka, këta të vrasin, të lenë fëmijët rrugëve”. Kjo është njëra nga bisedat që Gate Mahmutaj ka bërë me një nga zyrtarët e administratës së komunës Lazarat, gjatë ditëve të para kur policia kishte filluar ofensivën në fshatin “rebel” dhe lakonte emrin e Mahmutajt, si njeriut që drejtonte grupin kriminal që po bënte rezistencë me armë ndaj efektivave të forcave të rendit.

Informacionet e mbledhura nga përgjimi i bisedave telefonike kanë treguar se pjesa më e madhe e anëtarëve të këtij grupi criminal, që mbaheshin prej 6 muaj në mbikqyrje, kanë vepruar të armatosur gjatë këtyre pesë ditëve, që policia ka qëndruar në Lazarat. Në komunikimet e kryera mes njëri-tjetrit personat e armatosur flasin në panik, ndërkohë që kujtojnë herë pas herë publikimin e emrit të tyre në listën e personave që policia kërkonte të arrestonte që në fillim të operacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here