Home ShowBiz Marko from Tropozha? Bleona Qerreti thote: “I love Tropoja”

Marko from Tropozha? Bleona Qerreti thote: “I love Tropoja”

712
0

bleona-qerreti-tropoje

Ju kujtohet “Marko from Tropozha”? Bëhet fjalë për filmin ‘Taken’ me aktorin e Hollivudit, Liam Neeson.

E pra na e sjell në kujtesë edhe njëherë këngëtarja Bleona Qereti që i poston një mesazh aktorit Liam Neeson që në filmin e luajtur prej tij luftohet një bandë me shqiptarë nga Tropoja. “I Love Tropoja” shkruan në bluzën e saj Bleona duke e reklamuar me krenari në një studio muzikore. Nuk e dimë nëse mesazh është lexuar nga Liam Neeson dhe nëse Bleona ka miqësi me këtë aktor si me shumë të tjerë në Hollivud, por për shqiptarët ka tingëlluar bukur pasi ka marrë jo pak por mbi 7 mijë pëlqime si foto.

Në seritë e “Taken1” dhe “Taken2”, Liam luan rolin e heroit që lufton me trafikantë shqiptarë. Filmi u kritikua nga opinioni shqiptar për ngjyrat negative që i kanë veshur bashkëkombësve dhe sidomos për njohuritë e pakta që regjisori ka mbi shqiptarët. Sipas tyre, emri Marko nuk është i krahinës së veriut të Shqipërisë. E pra karshi Marko nga tropozha, Bleona shkruan “Unë e dua Tropojën” dhe mesazhin e bën publik dhe për miqtë e Hollivudit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here