Home ShowBiz Kim Kardashian: Sot eshte dita ime

Kim Kardashian: Sot eshte dita ime

758
0

Kim Kardashian është martuar me basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, në një ceremoni të organizuar në Montecito, Kaliforni, dhe ku ka pasur rreth 440 të ftuar.

Kim, 30-vjeçe, ka pasur një fustan të fildishtë të markës Vera Wang dhe është shoqëruar drejt altarit nga njerku i saj, Bruce Jenner.

Ceremonia e martesës raportohet se ka zgjatur gjysmëm ore gjatë të cilës Kim dhe Kris kanë shkëmbyer unazat e punuara nga Lorraine Schwartz, i njëjti disenjator i cili bëri edhe unazën e fejesës së Kim.

Gjatë ceremonisë në krishë, janë kujtuar edhe gjyshi dhe gjyshja e ndjerë e Kris, si dhe babai i ndjerë i Kim, avokati Robert Kardashian.

“Do të kisha dashur që babai im të ishte sot këtu për të më shoqëruar drejt altarit. Por e di se në një mënyrë ai është këtu dhe ndjej praninë e dashurisë së tij rreth meje. Të dua dhe më mungon, babi”, ka thënë Kim para njerëzve.

Në mesin e yjeve të pranishëm kanë qenë edhe Avril Lavigne, Lindsay Lohan, Eva Longoria, Demi Lovato, Ryan Seacrest dhe Mel B.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here