Home Kosova Banorët e Leposaviçit bllokojnë një njësi të KFOR-it

Banorët e Leposaviçit bllokojnë një njësi të KFOR-it

634
0

Banorët e Leposaviçit kanë bllokuar një njësi të KFOR-it në afërsi të fshatit Leshak, të cilët kishin shkuar për të mbështetur EULEX-in në sekuestrimin e ekskavatorit që është përdorur në sulm kundër ushtarëve polakë gjatë djegies së pikës kufitare në Jarinje.

Siç ka thënë për “Tanjug”, i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Leposafiçit, Branko Ninc, “njësitet e KFOR-it janë munduar të pushtojnë kompleksin që është në pronësi të kompanisë Srbija-Sume”.

“Ata janë përpjekur të marrin lopatën që është përdorur gjatë mbajtjes së barrikadave në Leposaviç po që u hoq pas marrëveshjes së përfaqësuesve të qeverisë serbe dhe KFOR-it”.

Niniç thotë se fshatarët, “të mërzitur nga veprimi i KFOR-it, helikopterët e të cilëve shpesh po fluturojnë mbi Leshak”, kanë bllokuar rrugën në këtë ndarje, kështu që përfaqësuesit e forcave ndërkombëtare janë të bllokuar.

“Bisedimet kanë nisur për zgjidhjen e kësaj situate”, ka thënë Ninic, transmeton “Tanjug”.

Sipas KFOR-it, në Leshak të Leposafiçit ka nisur aksioni për konfiskim të ekskavatorëve të cilët janë përdorur në aksionin e djegies së pikës kufitare në Jarinje, muajin e kaluar. Zëdhënësi Hans-dieter Wichter ka shtuar se EULEX-i këtë aksion po e bënë me urdhër të prokurorit që merret me hetimin e këtij rasti.

“Ky ekskavator është përdorur për shkatërrimin e objekteve në Jarinje”, ka thënë ai për “Tanjug”. “Gjatë djegies së pikës kufitare ekskavatori është përdorur për sulm kundër ushtarëve polakë të KFOR-it të cilët kanë qenë të detyruar që të hapin zjarr”.

Ai ka shtuar se në këtë akt dhune ka pasur edhe të shtëna kundër ushtarëve të KFOR-it ndaj është me rëndësi që rasti të zbardhet dhe të dënohen kryesit e saj.

Kjo makineri ka humbur në natën e 27-28 korrikut dhe tani është gjetur në Leshak. EULEX-i, siç thotë Wichter, ka bërë sekuestrimin sipas urdhrit të prokurorit.

“Fjala është për veprim legjitim në të cilin KFOR-i siguron dhe nuk merr pjesë në hetim”.

Për ta qetësuar situatën, KFOR-i ka vendosur të tërheq helikopterët të cilët kanë fluturuar si mbështetje për EULEX-in në Leshak.

“Transporti i makinerisë së konfiskuar do të kryhet.Besoj që hetimi për sulmet në Jarinje është edhe në interes si të qytetarëve të Serbisë, ashtu edhe të qytetarëve të veriut të Kosovës” ka deklaruar Wichter

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here