Home Bota Itali, shqiptari vret gruan me thikë ne zemer

Itali, shqiptari vret gruan me thikë ne zemer

576
0

carabinieriNjë vrasje në një familje shqiptare në Xhenova ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Një shqiptar i moshës 44-vjeçare qëlloi me thikë në zemër bashëshorten e tij 30-vjeçare shqiptare, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit shqiptar. Mediat italiane raportojnë se çifti ka 2 fëmijë, të cilët ishin duke fjetur gjatë kohës që ka ndodhur vrasja. Ngjarja ndodhi pas një grindje mes autorit dhe viktimës, shkaqet e së cilës janë të paqarta.

Pasi vrau bashkëshorten, 44-vjeçari lajmëroi vetë policinë për krimin që kishte bërë, i cili u arrestua menjëherë për veprën penale të ‘vrasjes’.

Ndërkohë, policia ka nisur marrjen në pyetje të shqiptarit për të mësuar shkaqet e krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here