Home ShowBiz Irina Shayk pushime ne Bahamas me derra

Irina Shayk pushime ne Bahamas me derra

671
0

Delfinët dhe peshqit janë banorët e zakonshëm të oqeanit, por Irina Shayk ka befasuar teksa ka pozuar ne det pranë një grupi derrkucash, të cilët jemi mësuar ti shikojmë në baltë.
E veshur me një palë bikini të zeza ajo është ulur në gjunjë e rrethuar nga një grup derrash ndërkohë që ndodhej në Bahamas për disa ditë pushimi.

irina-shayk-pigs
28 vjeçarja duket se ka kaluar mirë në shoqërinë e tyre pasi është parë mjaft e qeshur.
Ishulli i pabanuar Exuma njihet si Plazhi i Derrave dhe legjenda thotë se këto kafshë janë dërguar në ishull nga disa marinarë të cilët do i përdornin më vonë për ushqim.

irina-shayk-pigs2
Por, marinarët nuk u kthyen më kurrë në ishull dhe derrat u shtuan duke u bërë banorë të përhershëm të tij.
Në njërën prej fotove ajo shfaqet duke u larë në ujë së bashku me to, ndërkohë që i dhuron një puthje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here