Home Politike Fatos Nano:“Do të kandidoj për President,por nuk do ta dëmtoj kurrë PS-në”

Fatos Nano:“Do të kandidoj për President,por nuk do ta dëmtoj kurrë PS-në”

1565
0

Me një gjuhë të moderuar Nano ka kritikuar mbrëmë edhe njëherë politikën e ndjekur në PS nga Rama. Por Nano theksoi se ai nuk do të rikthehet në politikë për të dëmtuar partinë e tij. Duke deklaruar se s’do të krijojë parti tjetër, ai pohoi se do të kandidojë sërish për President.
Si ka qenë kjo kohë për ju që keni qenë larg jetës politike?
Pjesë e kohës që jetojmë të gjithë të tjerët.
Si jeni politikisht?Unë besoj se ka dhe vende më të përshtatshme për tu stërvitur sesa zyra e kryeministrit apo kryetarit të partisë.
Ai i mungoni politikës?
Unë e shikoj në mënyrë disi ndryshe, nuk besoj se skenës së sotme politike i mungojnë baballarët apo njerëzit e mëdhenj, por i mungon halli i madh i njeriut të thjeshtë, i njeriut të vogël, i asaj mase njerëzish që nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje të vërteta, të prekshme për problemet e tyre jetësore, të cilat në kushtet e krizës së sotme ekonomike, të cilën politika e konfliktit nuk e ndihmon të qetësohet, janë edhe me të mprehta se ata që mbulohen me liberalizmin e vizave.
Ju thatë që hallet me të mëdha janë ata të njerëzve të thjeshtë. Ju keni qene një nga baballarët e konfliktit në Shqipëri, jeni penduar për këtë?
Unë kam folur dhe herë të tjera dhe si një nga baballarët e konfliktit, shpesh për avantazhin e atij që vjen pas, më mbrapa të cilin dua ta shfrytëzoj dhe vetë tani. Ky avantazh më jep mundësinë të shikoj edhe veprimtarinë time me sy kritik dhe të nxjerr prej saj konkluzione të dobishme jo vetëm për veten por për politikën në tërësi, unë jam rritur me të, jam profesionist i saj dhe jam këtu që të shërbej dhe kontribuoj që edhe gabime të mëdha të kaluarës të mos përsëriten e të mos kthehen në ngërçe për vendin. Nga kjo pikëpamje do t’ju ftoja të mirëkuptonit se ky qëndron vështrimi im kritik. Jeta ime politike nisi para viteve ‘90 për shkak të profesionit. Një i diplomuar për ekonomi politike që u thirr shpejt të formulojë dhe të shprehë qëndrime duke bërë analiza politike dhe shumë shpejt siç kemi folur dhe në intervistën e jetës, nuk ka asgjë të veçantë jeta ime me atë masë njerëzish që kanë përjetuar këtë tranzicion, që shumë shpejt u detyrova të marr një vendim të rëndësishëm për një masë njerëzish të majtë të cilët më kërkonin të drejtoja partinë e tyre, ish-partinë e punës e cila nuk mund të transformohej brenda një nate. Përballë rrethanave, kaluan djathtas dhe u renditën një front për fat të keq një nga faktorët që duhet të qortojmë në mënyrë kritike ka qenë rreshtimi i kampeve, u rreshtuan në kamp me të djathtët e vërtetë në shpirt, tradita. Përpos kësaj rrethane më duhet të sjell në vëmendje edhe e majta e vjetër në përpjekje për tu modernizuar edhe e djathta e re u njohën përballë një shoqëri të panjohur, të sfidave me hapjen me perëndimin jo vetëm shkatërrimit të sistemit të vjetër po ndërtimin e demokracisë. Mjaft nga sjelljet e mia konfliktuale janë ushqyer nga ky terren, nga ky proces që lidhet me luftën e brendshme të modernizimt të së majtës, edh me ngutjen e së djathtës për tu afirmuar dhe me të panjohurat e mëdha të tranzizionit. Karriera dhe fati im politik nuk mund të mos ishte i pritur drejt në vorbullën e konflikteve, drejt misionit pajtues, drejt kërkesë një zë i fuqishëm por i pamjaftueshëm për ti dhënë nëpërmjet pajtimit, qetësimit të gjakrave, të gjitha palëve më shumë kohë për të arsyetuar për zgjidhje të drejta të vendit. Aq e vërtetë është kjo saqë mu desh të mposht, të dërrmoj brenda vetes çdo ndjenjë revanshi madje dhe atë të të burgosurit në pjesën më aktive të jetës, në mënyrë të padrejtë ndaj burgosësit, persekutonit të ri që në vend të qetësisë për të vlerësuar siç e kërkonte koha, në emër të së majtës prioritet dhe vëmendje prioritare për interesat kombëtare u dominua në ato momente nga emocione jakobine. E kam fjalën për Sali Berishën i cili ishte vetëm interpret i mocioneve jakobine. Unë shikoj me sy kritik peshën e konflikteve dhe kam mundur dhe jam prirur dhe kam arritur të bëjë kompromise të mëdha, të sigurojë armëpushime të mëdha, të arrij me palën tjetër zgjidhje të rëndësishme, siç ishte reforma e tokës për shembull.
Si do kontribuoni duke ndjekur duke qëndruar jashtë politikës për 12 muaj?
Më lejoni të theksoj që do të ishte humbje e madhe kohe për njerëzit, njeriun e thjeshtë, për nr e madh të njerëzve që nuk po gjejnë hapësirë për të marrë pjesë në politikë përveç se si zgjedhës në zgjedhje që konstatohen apo protesta. Nëpërmjet trilleve apo telenovela të tilla, unë vazhdoj të jem i vëmendshëm ndaj të gjitha zhvillimeve, natyrisht këtë nuk e bëj duke qëndruar 3 muaj në vend. këto janë deformime të përcjella nga korridore partish për të hedhur në treg të pavërteta. Kjo është paaftësi politike dhe një dominim interesash të tjera nga ato që politika u kërkon përfaqësuesve të zgjedhur nga populli. Unë e kam kritikuar partinë time më shumë se cilido udhëheqës tjetër në Shqipëri dhe kjo është pjesë e filozofisë së misionarit të pajtimit, në një proces më shumë të panjohura dhe të mos pajtimit me të këqijat që në një proces tranzicioni e rrethojnë politikë, hutojnë politikanët. Dhe çka ndodhur? Në periudha të ndryshme të qeverisjeve të majta dhe të djathta që kanë sjellë në fazë të parë një krizë të rëndë ku rrezikohej të shembej shteti apo përplasje me dhunë, të konsideruara si grushte shteti të dështuara apo vonesa të mëdha në kryerjen në kohë të reformave të mëdha ku njerëzit dhe koha i kërkonin nga politika.
A jeni penduar që keni dhënë dorëheqjen?
Besoj se për një rekord të vërtetë të historisë, kur republikanët humbën në 2008, Bushi u largua. Por kjo përbën një nga standardet e moralit të politikës në demokraci të zhvilluara. Para një viti një grup sipërmarrësish të Teksasit, sponsorizuan ca pika të mëdha për të vendosur një portret të Bush me diçiturën “A ju mengoj?” dhe reagimi ishte prapë shumë partizan nga të dyja anët. Po prapë nuk lexohej ky rezultat i zgjedhjeve që u bënë dje të cilat u humbën nga Obama për shkak të papunësisë së lartë dhe efekteve ekonomike. Dhe këtu pra marrim mësimin që mungesa e njeriut të thjeshtë, e punëtorit të thjeshtë, sjell humbje në politikë. Unë po them që nuk jam bërë pishman që jam larguar sepse është pjesë e filozofisë time politike, e jetës time politike. unë jam përpjekur që politikën dhe veprimet e mia publike ti ndërtoj mbi një moral të shëndoshë. Largimin nga drejtimi politik i një grupi që humbet zgjedhjet e konsideroj një standard moral që duhet respektuar. Por ky s’ka pse të konsiderohet si fund i veprimtarisë politike. Dua të them që ju keni përpara sërish, njerëzit kanë mundësi të dëgjojnë sërish, një njeri që nuk është përballë tyre me ambicie për pushtet, unë jam këtu për të mos zëvendësuar analistët politik e për ti ftuar ata të mos bëjnë politikanin, kur politikanët për arsye amatorizmi që dominojnë skenën e sotme kërkojnë të zëvendësojnë autoritetet e vërteta me analistë apo me njerëz pa profesionin e politikanit i cili nuk zhvillohet vetëm në shkolla dhe ato nuk janë të arteve apo të bujqësisë.
Karrierën duhet ta fitosh?
Se kuptoj këtë pyetje. Nëse kjo kalon nga acarimi i mëtejshëm i luftës politike, nëse kjo e fragmenton më shumë skenën politike apo grupimet përkatëse, nëse kjo i sjell më shuam dëm partisë që unë kam themeluar e drejtuar e bashkëdrejtuar me një mori të pafund personalitetesh të së majtës, përgjigja ime është jo. Unë nuk jam këtu për të shkaktuar më shumë dëm seç po shkaktojnë ata që sot mendojnë se po harrojnë Fatos Nanon.
Si e konceptoni ju këtë shërbim?
Mos prisni formula të ndryshme nga ato që unë kam aplikuar deri sot, mos prisni asgjë më të ndryshme nga platformat politike që unë kam pasur. Më lejoni të rikujtoj që në 2007 unë kam propozuar një platformë politike që do të forconte karakterin mbipartiak të politikës në Shqipëri, proceset e dialogut duke kandiduar për detyrën dhe jo privilegjin të Presidentit të Republikës.
A keni ide të mira?
Patjetër që kjo vazhdon të jetë platforma ime politike me të gjithë vëmendjen dhe eksperiencës që do të kërkonte nëpërmjet dialogut dhe jo luftës, nëpërmjet negociatave, një zgjidhje që unë mendoj. Unë nuk mund të zëvendësoj asnjë tjetër përveç vetes sime, në rast se politika sot ka më shumë urrejtje dhe më pak dashuri për interesa që i bashkojnë njerëzit në një dinamikë evropian, në rast se sot ka më shumë kurthe e prapaskena në vend të shfaqjes së skenës që e saktësojnë shënjestrës e politikës në raport me publikun, unë jam sot këtu për të sjellë të gjitha ato vlera dhe eksperiencë si politikan.
A do të keni një angazhim konkret të afërt?
Më lejoni të ritheksoj, se një politike që i mungojnë standardet e krijuara edh përmes konflikteve për vite me radhë, nuk mund ti besohet atributi apo përmbajtja e një politike të re. Një politike që i mungojnë kompromiset e mëdha, që pengojnë reformat, një politike që i mungon komunikimi me shumicë progresiste për të sjellë politikë.
10 orë në TV i ke të gjithë politikanët…
Atëherë pse publiku po i largohet edhe më shumë politikës? Sepse mundësitë e pjesëmarrjes politike të njerëzve të thjeshtë, nuk mund të marrin pjesë në politikë. Ata janë aty vetëm për zgjedhje dhe mitingje.
A do të thotë kjo që ju do tentoni të angazhoni politikisht konkretisht?
Asgjë më pak dhe asgjë më shumë se ajo që thashë. Mos prisni asgjë spektakolare, dhe po them që unë jam gjithnjë i angazhuar dhe i vëmendshëm për të risjellë në politikën shqiptare gjithë nervin e munguar dhe të tkurrur nga konflikti që po bllokon reformat.
A po ngrini një listë Nano?
Unë s’mund të ndërmarr iniciativa kaq të vogla që do të dëmtonin partinë me të cilën unë jam rritur si politikan dhe do të dëmtonin klimën e përjashtimit. PS sot po ecën në mënyrë kokëfortë dhe të dhimbshme drejt vetëpërjashtimit të plotë ndaj sistemim politik në vend. bojkot këtu, mospjesëmarrje atje dhe më në fund largim nga përgjegjësia dhe pesha është gati gjysma e popullsisë që e ka votuar, nga pesha dhe përgjegjësia që i takon në vendimmarrjet e mëdha. Pas pak ditësh ne si vend do marrim dy vendime kontradiktore pasi në datën 8 nëntor Shqipëria do të përfshihet në procesin historik të lëvizjes së lirë të të gjitha vendeve të Ballkanit në Evropë, dhe një ditë më pas në nuk do të arrijmë dot të marrim kalimin në statusin e vendit kandidat. Nëse politika në Shqipëri është kristalizuar në lojën e shumës zero, duke qenë në linjën e likuidimit të kundërshtarit dhe jo pranimit të tij, rezultati është i shumës zero. Nuk besoj se interesat e politikaneve janë shuar.
Ju nuk do të jeni kreu i një informacioni të ri politik?
Ka kaq shumë amulli në konfliktet e sotme politike, ka kaq pak forma politike të vërteta, saqë çdo ngacmim i mëtejshëm do të ishte i dëmshëm. Çdo ide do të ishte e padobishme për përmirësimin e klimës kur mungojnë zgjidhje të mëdha. Shkurt unë nuk jam as sot, as nesër, për ti bërë dëm forcës politike që më ka rritur dhe e kam ushqyer. Jam këtu për ti kërkuar të gjithëve të uli gjakrat, të pranojnë njëri tjetrin dhe të marrin pjesën më të mirë të eksperiencave politike. nëse aktorët politikë do ta refuzojnë këtë kontribut, atëherë do të flas ndryshe. Një eksperiencë e madhe nuk bëhet dot e vogël, që një gatishmëri për një kontribut të madh nuk mund të zvogëlohet në një tangeciale që sjell më shumë pasiguri në jetën politike. kjo që po bëjmë është një kontakt me të gjithë për ti kujtuar mendjeve të nervozuara të vendimmarrjes së sotme që duhet të qetësohen se janë qelizat e tyre që duhen ringjallur.
Pse nuk ia thoni në zyrë kreut të partisë që vetë e keni angazhuar në politike?
Kjo që thatë s’besoj se e shkëput kontributin apo sjelljen time nga 20 vitet e fundit. Si një profesionist i politikës së dialogut unë kam respektuar jo vetëm zgjedhësit q ëmë kanë mbështetur për të drejtuar PS në 15 vjet dhe për ta bërë forcë qeverisëse por edhe të respektoj forume që në ditën e parë të transformimit të punës në parti socialiste mungonin. Këto janë krijuar në transformimin e PS prej meje. Asambletë, statutet, pjesëmarrja e gjerë e militantëve janë krijuar në vite, por për fat të keq janë zhbërë në vitet e fundit. PS ka qenë deri para pak kohësh partia më e madhe demokratike në Shqipëri, partia e sotme socialiste nuk është më demokratike. Unë nuk mund të flas me institucione që janë likuiduar, me autoritete false, nëpërmjet zyrave apo mënyrave të komunikimit të një partie që është kthyer në kazermë, është getoizuar, apo është G99-izuar. Unë nuk mund të shkoj të dhunoj anëtarët e grupit parlamentar të partisë socialiste pasi nuk jam deputet. Hera e parë pranohet dhe fillojnë e ankohen kur përdhunohen për herë të tretë dhe të katërt.
Sot kryetari zgjidhet një anëtar një votë?
Je i sigurt? Ka pasur kontestime dhe askush s’ka lejuar që të bëhen greva urie për zgjedhjen e kryetarit një anëtar një votë.
Ku janë sot Pandeli Majko apo Arben Malaj? Pse nuk është sot Ilir Meta në PS dhe nuk është kaq e thjeshtë përgjigja. Ku është sot Rexhep Mejdani, Kastriot Islami, ministrja e suksesshme e integrimit, Ermelinda Meksi. Këta ishin një numër i madh personalitetesh që sot heshtin, që sot kanë humbur zërin, që sot mungojnë në kontributet ndaj duelit të madh të bajlozëve. Këta nuk guxojnë të flasin, për shkak se kryetari i tyre u ka kërkuar ndjesë shqiptarëve për qeverisjen e mbrapshtë të partisë së tij në 8 vjet. Shpresoj ta ketë bërë edhe për qeverisjen e tij. Pra më duhet të ritheksoj se mua më dhemb dhe vazhdoj ta ndaj këtë shqetësim edhe me socialistët që partia e sotme socialiste është si një pemë që pasi i kanë rënë dhe lulet po i bien dhe gjethet. Po fotografoj një realitet.
Ka shumë deputetët të tjerë që rinovuan partinë, Felaj, Tahiri, etj?
Unë po flas për një proces që do të sjellë rinovim por unë nuk mund të ndaj me thikë një periudhë 1me listën e deputetëve të zgjedhjeve të 2009 të humbura fatkeqësisht. Nuk mund të mos analizoj edh në forumet e sotme rezultantet e reformave dhe përpjekjeve 20 të së majtës, të qeverisjes në dobi të vendit dhe kontributeve të saj, nuk mundet që këto të zëvendësohen apo të plotësohen sot meserinë e deklamimeve me hollin e partisë socialiste me një përmbajte që ka çdo gjë tjetër përveç politikës reale dhe interesave e analizave për zgjidhjen e reformave reale që ka vendi.
Çfarë duhet të bëjë PS që ju të mos angazhoheni politikisht?
Nuk dua të përgjigjem në mënyrë foshnjore, flas për sëmundjet foshnjore të politikës, kur një shkëndije të munguar të papritur, siç ishte oferta e PD për ti dhënë një nga institucionet më të rëndësishme për ta drejtuar, iu përgjigjen në mënyrë foshnjore.Nuk po flas për pazare pushteti por për poste që kam qenë i gatshëm dhe jam për të konkurruar me epërsi.
Pra do të kandidoni për president?
Nuk e kam harruar dhe më lejoni ta konfirmoj.
Për çfarë keni biseduar me Metën?
Ngushtimi i skenës politike në dy forca kryesisht dhe mbërritja në mënyrë aksidentale gjithashtu, e kam fjalën për kapjen e pragut, është një situatë normale. Është një situatë në të cilën partitë e vogla pothuajse janë nxjerrë jashtë ligji. Ndryshimet e Kushtetutës i nxorën jashtë parlamentit. Ndoshta Gjinushi, Milo, edhe mund edhe të kënaqen. Unë nuk shikoj vetëm Ilir Metën në sy, unë i shikoj ë gjithë në sy, nuk i shikoj me syrin e babait sepse nuk i kam parë me syrin e njerkës. Politikës i mungon mjedisi i qendrës. Do të ishte e dobishme që qendra të mos nxirrje jashtë parlamentit me ligj. Do të ishte e dobishme që hapësirat e qendrës të rikrijohen më vëmendjen e dy kampeve politike.
Keni dorë në largimin e z.Tavo?
Unë kam ndaluar së pati dorë në zhvillimet negative në politikën shqiptare. në zhvillimet politike vazhdoj të kem kontributet moderne.
Kush mund të jenë kompromiset e mëdha mes Ramës-Berishës?
Nëse ndjekim linjën mes mazhorancë dhe opozitës i largohemi asaj ndjenje që dominon dhe te media, kam frik dhe te publiku, që kur bëhet fjalë për dy udhëheqës, duhet patjetër të ndodhë një Pazar mes tyre. Ka shumë çështje të mëdha nga këto që duken, institucione që nuk po ripërtërihen dot, institucione që duhen krijuar apo gjithë korpusi i gjykatave. E dyta, ka një numër reformash të munguara por që nuk duken. P.sh, në rast se në mandatin e parë të qeverisë së z. Berisha, përkundrejt një platforme elektorale spikatë një numër reformash, angazhimesh dhe objektivash që nga infrastruktura dhe tek ato të sistemit fiskal, në mandatin e dytë, tek qeverisja e integrimit PD-LSI. Për shkak të konfliktit që dëmtojnë prej kaq muajsh, ky diskutim nuk po shfaqet në diskutime të herëpashershme të buxhetit. Nevoja për të cilat duhet të diskutojë politika dhe shoqëria është për ti dhënë vendit një profil konkurrues ekonomik që të jetë i hapur ndaj vendeve investuese. Në mënyrë që të mos vuaj nga deficitet dhe rritjet e borxheve të brendshme e të jashtme.
Si e shihni tentativën për rrëzimin e qeverisë?
Çdo gjë mund të ndodhë nëse politikën vazhdon ta shoqërojë konflikti, mungesa e transparencës me publikun apo informaliteti. Interesat komplet të ndryshme nga ato që deklamohen të cilat i kalojnë disa atome nga njëri krah në tjetrin.
Kush do ta kandidojë Nanon President?
Ju po thoni që mua më ka rënë ajo pjesa e konservës së elefantit që nuk ka asgjë brenda. Kam thënë që jeta apo karriera ime politike nuk kalon vetëm nëpërmjet zyrave të Partisë Socialiste, dhe kam thënë që un i ndjek me shumë vëmendje, me shumë dashuri dhe me shumë dhimbje, shqetësimet e masës së madhe të socialisteve në gjithë vendin, nëpërmjet kontakteve që nuk i nxë dot asnjë kuti postare. Ju po i përçmoni socialistët sikur nuk dinë të përdorin facebook. Unë s’mund të votoj një parti kazerme, një parti që mashtron zgjedhësit me iluzionin që mund të fitojë dhe e vetme përballë së djathtës së bashkuar, nëse nuk rikrijon të majtën e madhe, përçarja e së cilës që është vepër e kryetarit të radhës, dhe unë nuk e votoj këtë politikë, arrin të mbajë Sali Berishën në pushtet. Këtë mjeshtër që arriti të bashkojë të pabashkueshmen, përballë së cilës e majta është e copëzuar.
Merreniju këtë nismë, ftojeni ju për kafe z.Rama?
Unë nuk thash që nuk po e bëj këtë gjë, kjo nuk bëhet në kushte kazerme, nuk bëhet pa rikthyer jo vetëm komunikimin me zgjedhësi. Unë ndjek me shumë dhimbje dyzimin në fazën e parë, dyshimin në fazën e dytë dhe mosbesimin. E di çfarë ka të re nga mbledhja e grupit të djeshëm? Po u rikthehet kuraja me folur me median. Politika e bashkimit të së majtës së madhe në diversitet nuk mund të arrihet në rrugë, në kushte proteste. Unë jam kundër.
Do kandidoni për kryetar të Bashkisë së Tiranës?
Unë nuk kam bërë shaka me gjëra serioze.
A ju vjen keq që e ftuat Ramën në Partinë Socialiste tani që jua mori atë parti?
Ma mori? Kjo është si ajo historia që unë kisha shitur Kosovën kur nuk kisha asnjë provë në Kosovë. Unë nuk e kisha që të ma merrte. Siç e pasqyruat, unë nuk e solla Ramën, përshëndeta ardhjen e z. Rama në Partinë Socialiste. Unë e kam futur në politikë, e kam lançuar madje dhe nuk jam penduar, e kam bërë këtë gjë me dashuri politike, dhe jo me urrejtje.
Do ta bënit sot po të ishit në pushtet?
Do ta bëja siç po e bëj, siç e kam bërë, shoqëruar me gjithë mospajtimin tim për qëndrime politike. Drejtimi i PS-së po e pengon të ushtrojë detyrën e kryetarit të Bashkisë, unë po them që të mbështesësh talente të reja nga shoqëria civile, dhe të përpiqesh ti afirmosh nuk do të thotë të bëhesh pishman. Sepse nuk është produkti i gjithë Edi Rama, nuk është vetëm ai, janë me dhjetëra produkte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here