Home Sport Eleminohet Juventus, Benfica dhe Sevilja ne finale

Eleminohet Juventus, Benfica dhe Sevilja ne finale

554
0

juve-pirloBenfika dhe Sevilja janë dy ekipet që do të diskutojnë finalen e Evropa League për këtë edicion që do të zhvillohet në stadiumin e ‘Zonjës së Vjetër’. Rruga për dy ekipet nuk ishte aspak e lehtë për të arritur në finale, por në fund u buzëqeshi fati duke siguruar një biletë që mund të shoqërohet me trofeun e dytë për nga rëndësia në Evropë. Ndeshjet gjysmëfinale dhuruan grindë dhe luftë sportive në fushë, pavarësisht se jo në të njëjtat nivele si ndeshjet e gjysmëfinaleve të Champions League.

Juventus-Benfika
Kampionët e Italisë nuk mundën që të sigurojnë finalen e Evropa League që do të zhvillohet në stadiumin e tyre, pasi u eliminuan nga Benfika.  Ndeshja e parë mes dy ekipeve përfundoi me rezultatin 2-1 për portugezët. Ndërsa ndeshja e kthimit përfundoi me rrjeta të paprekura 0-0 duke u dhënë të drejtë portugezëve që të shkojnë në finalen e madhe.

Juventusi këtë edicion duhet që të kënaqet me kampionatin. Sfida ishte mjaft e tensionuar, arbitri largoi dy futbollistë të portugezëve të kartona të kuq dhe një nga Juventusi, por deri në fund shifrat mbetën të paprekura.

Valencia-Sevilja
Derbi spanjoll dhuroi më shumë gola edhe pse ekipet nuk ishin në nivelin e gjysmëfinales tjetër që u zhvillua në Itali. Valencia e nisi ndeshjen me disavantazhin 0-2, por arriti shumë mirë që brenda pjesës së parë të vendoste barazimin në 2-2 falë golit të Feghoulit në të 14’ dhe autogolit të Betos në të 26’.

Golat surprizaun edhe miqtë që u detyruan që të ktheheshin në mbrojtje të barazimit për të shpresuar te goli pas kundërsulmeve të shpejta nga krahët apo vertikalizimeve. Por Jeremy Mathieu në të 70’ shënoi golin e tretë për Valencian. Në minutën e fundit kur Valencia po festonte kualifikimin, Stephane M’Bia shënoi për Seviljan duke u ngrirë buzëqeshjen dhe kaluar në finale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here