Në qoftë se keni 50 mijë euro për t’i shpenzuar për diçka që nuk mund të ketë shumë vlerë ose më saktësisht për një aventurë të çmendur, atëherë mund të pohojmë se një opsion i tillë ekziston. Quhet delfini mekanik dhe është prodhuar nga kompania amerikane Innerspace Productions. Ai është një motoskaf uji, por që ka formën e një delfini dhe lëviz në ujë në mënyrë mjaft të ngjashme me të. Diçka me të vërtetë e pabesueshme, por që shumë shpejt mund të jetë e pranishme dhe në tregun Evropian.