Home Kosova Mediat serbe: SHBA, Britania e madhe, Franca e Arabia Saudite lobojnë për...

Mediat serbe: SHBA, Britania e madhe, Franca e Arabia Saudite lobojnë për Kosovën

1678
0

Beograd, 25 gusht – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe janë dy shtetet që po lobojnë për çështjen e Kosovës duke marrë premtimin se 65 vende të OKB-së, do të rrëzojnë rezolutën serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në shtator, përmes të cilës Serbia kërkon bisedime për statusin.

Këtë raport e kanë bërë publik mediat e Beogradit, të cilat theksojnë se në favor të Kosovës, para sesionit të shtatorit të OKB-së po lobojnë një numër i madh shtetesh të fuqishme të botës, por në krye të të gjithëve sipas mediave serbe qëndrojnë SHBA-të dhe Britania e Madhe.

Mediat serbe citojnë për këtë lajm sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, William Hejg, të cilët mësohet të jenë përfshirë personalisht në këtë lobim.

Gazeta “Blic” nënvizon se “sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe ministri i Jashtëm britanik, Wiliam Hejg, u kanë dërguar letër liderëve të mbi 50 vendeve ndër to, edhe atij kinez, me të cilën kërkojnë, që të mos e votojnë rezolutën serbe”.

Sipas raportit në letër shkruhet se “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me kërkesë të Serbisë, ka shqyrtuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe ka konstatuar se ajo nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, prandaj votimi pro, kësaj rezolute do ishte fare i pakuptimtë”, shkruajnë dy shefat e diplomacisë amerikane e britanike.

Sipas Clinton dhe Hejg, raporton gazeta në lobim kundër rezolutës serbe, janë aktivizuar edhe ministri i Jashtëm i Francës dhe ai i Arabisë Saudite.

Ndërsa vetë Beogradi ka arritur të marrë mbështetjen e rezolutës së tij, nga 50 shtete, të cilat sipas gazetës “Blic” kanë premtuar se do ta votojnë rezolutën serbe.

Por, në raportin e gazetës serbe shkruhet se shumë vende kanë vendosur ta abstenojnë këtë rezolutë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here