Filmi “12 Years a Slave” (12 vite skllav) i Steve McQueen, fiton çmimin Oscar për filmin më të mirë, ndërsa filmi “Gravity” (Graviteti) triumfon duke marrë numrin më të madh të çmimeve të edicionit të 86 i Academy Awards.
Ceremonia e e ndarjes së çmimeve Oskar, i cili është evenimenti më i rëndësishëm dhe më i famshëm i kinemasë amerikane dhe ndërkombëtare, u zhvillua mbrëmë në Los Angeles, në teatrin “Dolby” në Hollivud të SHBA-së.
Filmi `Gravity` i Alfonso Cuarón mori 7 çmime, që do të thotë të gjithë çmimet teknikë dhe gjithashtu çmimin e regjisë. Filmi Gravity është një film fantastico-shkencor i realizuar në vitin 2013-të, me protagonistë aktorët Sandra Bullock dhe George Clooney.
Mori çmimin Oscar si aktorja më e mirë jo protagoniste, debutuesja Lupita Nyong’o dhe çmimin e skenarit më origjinal John Ridley.
Morën çmimin Oscar edhe aktorët e Dallas Buyers Club, Matthew McConaughey si aktori më i mirë protagonist dhe Jared Leto si aktori më i mirë jo protagonist.
Ky i fundit, gjatë marrjes së çmimit bëri falenderimet e tij, duke cituar edhe situatën në Ukrainë dhe në Venezuelë.
Ndërsa çmimi Oscar për filmin më të mirë të huaj, shkoi në Itali për filmin `La grande Bellezza` `Bukuria e madhe`, i Paolo Sorrentino-s.
Ky film i realizuar në vitin 2013-të bëri që Italia të marrë pas 15 vitesh një çmim të tillë. `La Grande Bellezza` ka marrë pjesë edhe në Festivalin e Kanës, po në 2013-tën dhe gjithashtu ka fituar edhe çmimin Bafta më 16 shkurt të këtij vitit, si filmi më i mirë në gjuhë të huaj.
Ja dhe lista e çmimeve:
Aktori më i mirë u shpall : Matthew Mçonaughey, në filmin “Dallas Buyer’s Club” ndërsa kandidatët e tjerë ishin:
2) Christian Bale, “American Hustle”
3) Bruce Dern, “Nebraska”
4) Leonardo DiCaprio, “The Wolf of Wall Street”
5) Chiëetel Ejiofor, “12 Years a Slave”
Aktorja më e mirë u shpall: Cate Blanchett, në filmin “Blue Jasmine” ndërsa kandidatet e tjara ishin:
2) Amy Adams, “American Hustle”
3) Sandra Bullock, “Gravity”
4) Judi Dench, “Philomena”
5) Meryl Streep, “August: Osage County”
Ky është çmimi i parë Oscar që fiton Cate Blanchett si aktorja më e mirë ndërsa është nominuar 6 herë për çmim. Ajo ka fituar Oscarin e saj të parë për rolin e saj të suportit në filmin “The aviator” në vitin 2005.
Regjizori më i mirë u shpall: Alfonso Cuarón, me filmin “Gravity” ndërsa regjizorët e tjerë kandidatë ishin:
2) David O. Russell, “American Hustle”
3) Steve McQueen, “12 Years a Slave”
4) Alexander Payne, “Nebraska”
5) Martin Scorsese, “The Wolf of Wall Street”
Ky është çmimi I dytë fitues për Alfonso Cuaron. Regjizori është nominuar 6 herë në total.
Çmimi për skenarin më të mirë origjinal u fitua nga : Spike Jonze, me filmin “Her” , kurse të nominuniarit e tjerë ishin:
2) “American Hustle”
3) “Blue Jasmine”
4) “Dallas Buyers Club”
5) “Nebraska”