HYRJE Aktualitet Rrokade drejtoresh ne policine e shtetit

Rrokade drejtoresh ne policine e shtetit

0
185
Drejtoria e Operacioneve Speciale, si strukturë e re do drejtohet nga Muhamet Rrumbullaku, ndërsaq qarkullimi nga Vullnet Topalli
Në Dibër dhe Shkodër janë emëruar drejtuesit e rinj të Policisë, ndërsa priten ndryshime të niveleve më të ulëta në radhët blu
TIRANE- Ndryshimet strukturore në Policinë e Shtetit, sjellin rrokadë emrash dhe funksionesh, në drejtoritë e disa qarqeve në Policinë e Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, mësohet se ka hedhur firmën mbi disa shtesa në strukturën e Policisë së Shtetit, duke shtuar aty Drejtorinë e Operacioneve Speciale, si dhe duke krijuar një zgjerim me disa sektorë të tjerë të Drejtorisë së Policisë Rrugore.
Struktura e re dhe drejtuesit e rinj të saj pritet të prezantohen gjatë ditës së sotme nga vetë kryepolici Burgaj në ambientet e Policisë së Shtetit, në prani edhe të drejtuesve të tjerë të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme.
Sa i përket strukturës së re të Drejtorisë së Operacioneve Speciale, për drejtimin e saj është emëruar Drejtori aktual i Rendit dhe i sigurisë Publike, Drejtues i Parë Muhamet Rrumbullaku.
Ai pritet të lërë detyrën e Drejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike, të cilën e mban që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kur ai u emërua në këtë detyrë, kur la drejtimin e Akademisë së Policisë, apo siç njihet tashmë Qendra e Formimit Policor.
Pritet që Drejtoria e Operacioneve Speciale të ketë si funksion të saj kryerjen dhe realizimin e operacioneve speciale, në varësi të dinamikës dhe të hetimeve të kryera nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit në bazë apo në qendër.
Për kundër krijimit rishtaz të kësaj strukture në Policinë e Shtetit, në Drejtoritë e Policisë së disa qarqeve, kjo strukturë ka qenë e ngritur që me riorganizimin e piramidës blu, tri vite më parë.
Aktualisht, struktura përkatëse ka nga një grup prej 12 vetësh për realizimin e operacioneve të Antidrogës, të Antikrimit Ekonomik si dhe të Antitrafiqeve. Pritet që të krijohet një grup i posaçëm për arrestimin e personave të kërkuar, për krime të ndryshme të rënda.
Ndërkaq sa i përket, Drejtorisë së Policisë Rrugore, pritet që kjo të ketë edhe një shtim të dukshëm të kompetencave lëndore të saj mbi sektorë të policisë që kanë të bëjnë me menaxhimin e trafikut dhe të qarkullimit rrugor në të gjithë vendin.
Pritet që të krijohet një sektor i veçantë, për kontrollimin e punës së punonjësve të policisë rrugore, si dhe për kontrolle të tjera të befasishme për kontrollin e trafikut rrugor në qytete apo jashtë tyre.
Në krye të kësaj strukture mësohet se është emëruar dhe pritet të prezantohet sot Vullnet Topalli, i cili deri pak ditë më parë ishte në krye të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës.
Ndryshimet në bazë
Pas emërimit të Drejtuesit të Parë, Muhamet Rrumbullaku, në krye të Drejtorisë së Operacioneve Speciale, funksioni i kreut të Rendit dhe Sigurisë Publike, i është besuar Drejtuesit të Parë Ilia Nasi.
Ky i fundit para se të merrte këtë detyrë, kryente funksionin e Drejtorit të Policisë së Dibrës, detyrë të cilën e mori në muajin tetor, kohë në të cilën drejtonte Policinë e Qarkut të Durrësit, ku u zëvendësua nga Aleks Hajdari. Në vendin e lënë vakant prej Nasit në krye të Policisë së Dibrës, është emëruar zëvendësi i tij, Drejtues i Parë Arjan Bozhaj. Ky i fundit më parë ka realizuar me sukses detyrën e drejtorit të Policisë së Qarkut të Fierit.
Po kështu edhe në qarkun e Shkodrës, funksioni i mbetur bosh pas largimit të Topallit, i është besuar zëvendësdrejtorit actual, Ilir Sula. Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, Sula është komanduar në detyrën e kryepolicit të Shkodrës dhe me të gjitha gjasat pritet të marrë edhe emërimin përkatës si drejtues i Policisë së këtij qarku.
Ndryshimet pritet të prekin edhe nivele të tjera më të ulëta në Policinë e Shtetit, që pritet të firmosen nga Burgaj gjatë këtyre ditëve.
Emërimet e reja
Drejtues i Parë Muhamet Rrumbullaku, emërohet Drejtor i Operacioneve Speciale
Drejtues i Parë Ilia Nasi, emërohet Drejtor i Rendit dhe i Sigurisë Publike
Drejtues i Parë Vullnet Topalli, emërohet Drejtor i Policisë Rrugore
Drejtues i Parë Arjan Bozhaj, emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër
Drejtues Ilir Sula, komandohet Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër

Emërimet e rejaDrejtues i Parë Muhamet Rrumbullaku, emërohet Drejtor i Operacioneve SpecialeDrejtues i Parë Ilia Nasi, emërohet Drejtor i Rendit dhe i Sigurisë Publike Drejtues i Parë Vullnet Topalli, emërohet Drejtor i Policisë Rrugore Drejtues i Parë Arjan Bozhaj, emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër Drejtues Ilir Sula, komandohet Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here