Home Politike Ligji për Gj. Administrative, Berisha fton opozitën

Ligji për Gj. Administrative, Berisha fton opozitën

854
0

Kryeministri Sali Berisha i bëri sot thirrje opozitës që të trajtoje me seriozitet ligjin për Gjykatën Administrative, duke e ftuar atë që të formulojë amendamentet që do mbi projektin.

Duke folur në mbledhjen e deputetëve demokratë, kreu i qeverisë theksoi se mazhoranca kërkon nga ana saj respektimin për këtë gjykatë të nenit të votuar për sistemin tërësor gjyqësor, nen sipas të cilit nuk mund të futen në sistemin e drejtesise flukset nga politika apo te tjere pervecse nga magjistratura.

“Në këtë reformë shumë të rëndësishme, deputetë të të gjithë spektrit votojnë për të kufizuar arbitraritetin qeveritar, qoftë ai qëndror apo lokal mbi bizneset shqiptare”, u shpreh Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here