Spanja tregoi fuqinë e saj ndaj Hondurasit (2-0), në një ndeshje ku protagonisti absolut i takimit ishte sulmuesi spanjoll, David Vija. Blerja e re e Barcelonës shënoi dy golat për kampionët në fuqi të Europës (2008) nga një në çdo pjesë (17’ e 51’), por humbi edhe një penallti (62’, gjuajti jashtë). Spanja pati një numër të pafund rastesh për të shënuar, por si Vija ashtu dhe Torres nuk e gjeti kuadratin e portës. Pas ndeshjeve të dyta, Kili kryeson me 6 pikë, Spanja dhe Zvicra nga 3 pikë, Hondurasi 0 pikë. Zvicër-Honduras dhe Kili-Spanjë janë dhe ndeshjet e fundit të grupit H.
GRUPI H
16.06 13:30 Honduras-Kili 0-1
16.06 16:00 Spanjë-Zvicër 0-1
21.06 16:00 Kili-Zvicër 1-0
21.06 20:30 Spanjë-Honduras 2-0
25.06 20:30 Kili-Spanje
25.06 20:30 Zvicër-Honduras
RENDITJA
1. Kili 2 2 0 0 2-0 6
2. Spanja 2 1 0 1 2-1 3
3. Zvicra 2 1 0 1 1-1 3
4. Hondurasi 2 0 0 2 0-0 0