Home Politike Rama nga Berati: Të permbysim qeverine me protesta

Rama nga Berati: Të permbysim qeverine me protesta

638
0

BERAT- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në vijim të turit të tij është ndalur sot në Berat nga ku ka bërë thirrje për përmbysje të kësaj qeverie sa më shpejt. Në fjalën e tij Rama tha se kjo qeveri është krijuar falë vjedhjes së votës së shqiptarëve, ndaj ne duhet të vazhdojmë protestat. Protestat do të shtrihen në cdo bashki dhe komunë, tha Rama, ndërsa theksoi se s’ka demokraci të vërtetë më këtë qeveri. Gjatë fjalës së tij ai vuri theksin tek ekonomia për të cilën tha se është e rrënuar dhe se tashmë vendi numëron 1 milion të papaunë.

******************************

Në qytetin e Rrëshenit kryetari i PS-së Edi Rama ka patur një takim të hapur me anëtar dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, i shoqëruar nga kryetari i grupit kuvendor spocialist Gramoz Ruci dhe deputetët e qarkut Lezhë, Gjovalin Kadeli, Armando Prenga dhe Gjok Jaku.

Në fjalën e hyrjes së këtij takimi bashkëbisedues Rama ka thënë se, besoj që sot janë pak për të mos thënë aspak shqiptarë që nuk e kanë kuptuar që ajo që ndodhi më 28 qershor 2009, akoma më shumë fakti se kutitë e votive të vjedhura, mbajtur mbyllur me zor në shkelje të Kushtetutës, dhe të drejtës së popullit për të parë votën e vet, ka lidhje të drejtpërdrejtë me gjendejn e rënduar ekonomike të familjeve shqiptare. Ka lidhje të drejtpërdejtë me deformimin e qeverisjes, me korrupsionin për ditë e më shqetësues, që praktikisht dikton vendimmarrjen e qeverisë. Ka lidhje më gjithcka që nuk shkon nirë në punët e vendit sepse një demokraci normale nuk do mund të funksiononte në rast se populli nuk lejohet të zgjedhë dhe vota e tij nuk numërohet ndershmërisht.

Rama tha më tej se, demokracia normale nuk mund të funksionojë në raste sse qeveria ia merr popullit votën edhe kur ai nuk ia jep. Praktikisht duke vepruar në këtë mënyrë qeveria kthehet vegël në një grusht njerëzish për t’i garantuar vetes përfitime astronomike e duke rrënuar ekonomine kombëtare, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë familjare. Ky është realiteti i sotëm dhe kështu idhet gjendja e sotme me kutitë e mbylllura të 28 qershorit
Duke u ndalur në gjendjen mizerabël ekonomike të shqiptarëve, ai ka thënë se ju të gjithë jeni deshmitarë të faktit se cdo muaj që kalon iu duhet të nxirrni më shume lekë nga xhepi për të blerë më pak se ç’blenit disa muaj më parë sepse kur çmimet shtrenjtohen dita ditës, fuqia blerëse e cdo familje që jeton me djersë apo të ardhura që nuk vijnë nga korrupsioni shkon dëm.
Ne dhe brezat e ardshëm nuk mund të paguajmë borxhet që po e fut vendin Sali Berisha për të prerë shirita elektoralë, duke na kthyer në popullin e borxheve të pafundme. Këto janë dëshmi të dhimbshme, gjithcka në këtë vend që nuk qeveriset është në krizë, edhe sipërmarrja, e vogël, e mesme dhe e madhe është në krizë. Shqiptarët janë dëshmitarë të rritjes drastike gjatë muajit gusht të çmimeve të vajit, ujit, qumështit, sheqerit dhe të gjithë produkteve të tjera të ambalazhuara me plastikë dhe qelq.

Është alarmues fakti që kemi 1 milion të papunë nga kjo keqeverisje, ndërsa është shprehur se me këtë varfërim që po u bën shqiptarëve, qeverisja e sotme përditë e më shumë po ushtron veprimtari kriminale dhe jo qeverisje ndaj popullit të vet.

E vetmja zgjidhje e mbetur për 1 milion të papunët dhe të gjithë shqiptarët përfaqësuesit e biznesit të vogël, të mesëm e të madh, që sot ankohen se nuk ka punë e nuk ka lekë, është largimi i kësaj qeverie, që s’diti kurrë të punojë për shqiptarët, por që është duke grabitur gjithçka mundet për të pasuruar një grusht njerëzish në pushtet.

Rama kërkoj zemër dhe durim nga socialistët e Mirditës ashtu si dhe të gjithë Shqipërisë, duke u shprehur se nëse qeveria do të vazhdojë të bëjë të shurdhërin, opozita do të rifillojë protesta me një vendosmëri e kurajo edhe më të madhe që buron nga fakti se paralajmërimet e saj për rrënimin ekonomik dhe kapjen e shtetit që buron nga vjedhja e votës tashmë janë bërë realitet.
Ruci tha se nëse Berisha do të shkojë tek djegia e fletëve të votimit, sepse po kërkohet një vendim i KQZ dhe 500 litra naftë, duhet ta dijë e të matet mirë, sepse do t’i digjet përfundimisht karrikja e tij, duke lënë të kuptojë se kampi opozitar do të përfshihet në protesta të fuqishme, dhe se pa hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, në këtë vend nuk do të ketë zgjedhje të tjera.
Këtë e ka theksuar me forcë dhe vetë kryetari socialist Rama i pyetur nga salla, duke u shprehur publikisht se ju votuesit dhe populli duhet të jeni roje të punëve që bëjnë drejtuesit socialist nëpër zona, pasi ne nuk kërkojmë të ndërrojmë një oborr për të sjellë “oborrtarët e radhës”, por një qeverisje të drejtë, të ndershme e efikase për popullin.

Pak ditë më parë kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi me socialistët ne qytetin e Elbasanit, akuzoi dhe njëherë pushtetin se po grabit cdo gjë që po i del përpara, dhe kjo si pasojë e vjedhjes së votave. Rama ka theksuar se denoncimet e fundit të opozitës, nuk kanë të bëjnë me marrjen e pushtetit por me transparencën. Opozita kërkon një qeveri më bashkëpunuese dhe transparente, tha Rama, por kjo s’mund të ndodhë, pasi pushteti i Berishës është i krimbur kokë e këmbë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here