HYRJE Kulture Rama: Mirenjohje e respekt per Ismail Kadarene

Rama: Mirenjohje e respekt per Ismail Kadarene

0
140

208005Statusi i parë në facebook i kryeministrit Rama për 2016-n ka qenë një urim për Ismail Kadarenë. Shkrimtari shqiptar i njohur botërisht, mori pak ditë më parë titullin më të lartë nga Franca, “Komandant i Legjionit të Nderit”.

“Urime nga zemra me mirënjohje e respekt, shkrimtarit që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë dhe e ka bërë veprën e tij, të lexohet e të admirohet në plot gjuhë të botës.”- Shkruan kryeministri në rrjetin social.

Titulli “Legjioni i Nderit” jepet çdo vit në Francë për personalitet më të spikatura. Në listën e të dekoruarve pas vdekjes ishin 15 pjesëtarë të gazetës satirike franceze “Charlie Hebdo”, që humbën jetën gjatë sulmeve në redaksinë e saj, në janar 2015.

Ja statusi i tij në Facebook.

MIRËNJOHJE E RESPEKT PËR ISMAIL KADARENË

Në hyrje të 2016-ës që përkon edhe me vitin e 80 vjetorit të shkrimtarit tonë botërisht të mirënjohur, Presidenti François Hollande e ngriti Ismail Kadarenë në gradën më sipërore të Urdhërit të Legjionit të Nderit, dekorata më e lartë e Francës! Urime nga zemra me mirënjohje e respekt, shkrimtarit që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë dhe e ka bërë veprën e tij, të lexohet e të admirohet në plot gjuhë të botës.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here