Zbulohet identitetii i plotë i autorit të vrasjes së dy vellezërve sot në Drisht të Shkodrës, ngjarje që tronditi vendin.
Autori i vrasjes është Esat Dushaj, 37 vjeç. Ky i fundit qëlloi me automatik dy vëllezërit Shkami në afërsi të banesës së tyre në Drisht.
Mësohet se Dushaj i pati kërkuar Abdulla Shkamit dorën e vajzës së tij, mirëpo ky i fundit nuk kishte pranuar.
Për këtë arsye, Dushaj ka marrë automatikun dhe ka qëlluar edhe Abdullain, edhe vëllanë e tij, Skënderin duke i lënë të vrarë.
Dushaj eshte person i rrezikshem, i skeduar me pare dhe me precedente penale.