Home Politike PS: Berisha refuzoi,ne ishim dakort

PS: Berisha refuzoi,ne ishim dakort

835
0
PS fajëson kryeministrin Sali Berisha se ishte ai që refuzoi zgjidhjen e krizës politike. Deputeti i PS-së e njëherësh kreu i kësaj partie për Tiranën, Besnik Baraj i bën thirrje kreut të qeverisë të reflektojë, sepse është i vetmi përgjegjës për mosarritjen e kompromisit. “Ka vetëm një njeri që refuzon prej gati 1 viti jo vetëm kërkesat e opozitës, por edhe të tërë faktorëve të BE-së, përfshirë të majtët e të djathtët. Ky është Sali Berisha”, – u shpreh dje Besnik Baraj për mediat. Sipas tij, kërkesa është krejt legjitime, e thjeshtë dhe logjike për njerëzit normalë. “Duam të gjithë të mbyllim etapën e dhimbshme, shpesh tragjike të tranzicionit shqiptar, duam t’u heqim mundësinë politikanëve të qëndrojnë në pushtet kur populli nuk i voton ata”, – tha Baraj. “Sali Berisha, – vijoi ai, – nuk bën hapat e duhur për të provuar sa i ndershëm është. Ai ndodhet në pozitat e një vjedhësi që refuzon të tregojë e provojë pafajësinë e tij përpara gjykatësit popull. Kjo është e papranueshme për një vend me standarde demokracie”. “Kjo është e papranueshme edhe për të majtët, edhe për të djathtët e BE-së. Është kjo arsyeja që si Daul ashtu dhe Shulz i kërkuan Berishës hapa kompromisi, i cili e theksojmë, u pranuan nga PS-ja dhe Rama”, sipas kreut të PS-së për Tiranën. Për Barajn, “është vetëm Berisha që nuk i pranon, ai që nuk pranonte kompromis as në ’97-ën; që dogji Kryeministrinë në ’98-ën; që është përgjegjës për Gërdecin, për abuzimet e mëdha financiare në këto 5 vjet”. Jo vetëm për socialistët e Shqipërisë, por edhe për demokratët, vijoi Baraj, “prej kohësh bëhet pyetja pse Sali Berisha ka frikë të hapë kutitë? Pse fshihet pas teknikaliteteve fiktive e pa rëndësi”? “Prononcimet e shpeshta e thuajse të përditshme të përfaqësuesve të BE-së, – tha Baraj, – tregojnë qartë se kriza është prezente, se BE është e shqetësuar dhe se përgjegjësi që nuk pranon propozimin për hapa kompromisi është Sali Berisha”.
Thirrja
Deputeti socialist, Besnik Baraj deklaroi dje se “veprimi kokëfortë i Sali Berishës për të ruajtur pushtetin e tij personal po penalizon tërë shqiptarët dhe integrimin e vendit”. Për PS-në, Berisha është përgjegjësi për mosarritjen e kompromisit dhe transparencës në tërësi, aq e domosdoshme e jetike kjo për realitetin shqiptar. “Ai ka frikë nga e vërteta e transparenca, pasi ajo nuk kursen askënd, as diktatorët sado të pushtetshëm të duken ata”, – u shpreh Baraj duke iu drejtuar Berishës. “Ne jemi të hapur, i bëmë hapat tanë drejt kompromisit me të vetmin synim, ta radhisim Shqipërinë përkrah vendeve të BE-së jo vetëm për sa i përket lirisë së lëvizjes, pra vizave, por edhe standardeve demokratike. I bëjmë apel Sali Berishës të reflektojë gjithashtu”, – nënvizoi Baraj. “Të bindur në drejtësinë e kërkesave tona për transparencë, ne do të vazhdojmë luftën tonë për transparencë e standarde të kushtëzuara nga Këshilli i Kopenhagenit i vitit 1993”, – përfundoi kryetari i PS-së për Tiranën.
darina.tanushi@gazetashqiptare.com

PS fajëson kryeministrin Sali Berisha se ishte ai që refuzoi zgjidhjen e krizës politike. Deputeti i PS-së e njëherësh kreu i kësaj partie për Tiranën, Besnik Baraj i bën thirrje kreut të qeverisë të reflektojë, sepse është i vetmi përgjegjës për mosarritjen e kompromisit. “Ka vetëm një njeri që refuzon prej gati 1 viti jo vetëm kërkesat e opozitës, por edhe të tërë faktorëve të BE-së, përfshirë të majtët e të djathtët. Ky është Sali Berisha”, – u shpreh dje Besnik Baraj për mediat. Sipas tij, kërkesa është krejt legjitime, e thjeshtë dhe logjike për njerëzit normalë. “Duam të gjithë të mbyllim etapën e dhimbshme, shpesh tragjike të tranzicionit shqiptar, duam t’u heqim mundësinë politikanëve të qëndrojnë në pushtet kur populli nuk i voton ata”, – tha Baraj. “Sali Berisha, – vijoi ai, – nuk bën hapat e duhur për të provuar sa i ndershëm është. Ai ndodhet në pozitat e një vjedhësi që refuzon të tregojë e provojë pafajësinë e tij përpara gjykatësit popull. Kjo është e papranueshme për një vend me standarde demokracie”. “Kjo është e papranueshme edhe për të majtët, edhe për të djathtët e BE-së. Është kjo arsyeja që si Daul ashtu dhe Shulz i kërkuan Berishës hapa kompromisi, i cili e theksojmë, u pranuan nga PS-ja dhe Rama”, sipas kreut të PS-së për Tiranën. Për Barajn, “është vetëm Berisha që nuk i pranon, ai që nuk pranonte kompromis as në ’97-ën; që dogji Kryeministrinë në ’98-ën; që është përgjegjës për Gërdecin, për abuzimet e mëdha financiare në këto 5 vjet”. Jo vetëm për socialistët e Shqipërisë, por edhe për demokratët, vijoi Baraj, “prej kohësh bëhet pyetja pse Sali Berisha ka frikë të hapë kutitë? Pse fshihet pas teknikaliteteve fiktive e pa rëndësi”? “Prononcimet e shpeshta e thuajse të përditshme të përfaqësuesve të BE-së, – tha Baraj, – tregojnë qartë se kriza është prezente, se BE është e shqetësuar dhe se përgjegjësi që nuk pranon propozimin për hapa kompromisi është Sali Berisha”.

Thirrja Deputeti socialist, Besnik Baraj deklaroi dje se “veprimi kokëfortë i Sali Berishës për të ruajtur pushtetin e tij personal po penalizon tërë shqiptarët dhe integrimin e vendit”. Për PS-në, Berisha është përgjegjësi për mosarritjen e kompromisit dhe transparencës në tërësi, aq e domosdoshme e jetike kjo për realitetin shqiptar. “Ai ka frikë nga e vërteta e transparenca, pasi ajo nuk kursen askënd, as diktatorët sado të pushtetshëm të duken ata”, – u shpreh Baraj duke iu drejtuar Berishës. “Ne jemi të hapur, i bëmë hapat tanë drejt kompromisit me të vetmin synim, ta radhisim Shqipërinë përkrah vendeve të BE-së jo vetëm për sa i përket lirisë së lëvizjes, pra vizave, por edhe standardeve demokratike. I bëjmë apel Sali Berishës të reflektojë gjithashtu”, – nënvizoi Baraj. “Të bindur në drejtësinë e kërkesave tona për transparencë, ne do të vazhdojmë luftën tonë për transparencë e standarde të kushtëzuara nga Këshilli i Kopenhagenit i vitit 1993”, – përfundoi kryetari i PS-së për Tiranën. darina.tanushi@gazetashqiptare.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here