HYRJE Rajoni Protesta te dhunshme ne Shkup, dhjetera te plagosur

Protesta te dhunshme ne Shkup, dhjetera te plagosur

0
177

protesta-shkup4Përfaqësusit ndërkombëtare kanë bërë thirrje për qetësi dhe qytetarët të përmbahen nga dhuna në Maqedoni. Kjo thirrje është bërë nga ambasada e SHBA-ve, delegacioni i Bashkimit Evropian, OSBE dhe misioni i NATO-s në Shkup, pas protestave të dhunshme në Shkup, kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit që ndodhi më 12 prill 2012. 

“I bëjmë thirrje qytetarëve dhe liderëve të shtetit që të bashkohen dhe në frymën e dialogut konstruktiv t`i adresohen çështjeve që minojnë mirëkuptimin reciprok dhe marrëdhëniet ndëretnike”, thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar të premten në mbrëmje.

Në deklaratë thuhet se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin pikëpamejet e tyre në mënyrë paqësore, por jo edhe të përfshihen në akte destruktive dhe të dhunshme.

“Derisa çdo incident ndëretnik apo tentim për të nxitur jotolerancë paraqet mundësi për politizimin apo shfrytëzimin e situatës për qëllime personale apo politike, ajo gjithashtu paraqet edhe mundësi për hapjen e dialogut dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet bashkësive të ndryshme ndëretnike. Kjo është një mundësi që liderët të rreshtohen në emrin e një shteti të integruar që plotësisht respekton diversitetin”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Nga protestat e zhvilluari dje dhjetëra persona mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe policë, si pasojë e përleshjeve mes turmës dhe forcave blu,  kundër dënimit me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra” 

protesta-shkup3 protesta-shkup2 protesta-shkup

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here