HYRJE Politike Prenga dorezon mandatin e deputetit

Prenga dorezon mandatin e deputetit

0
71

Në një kohë që kishte nisur ‘lufta’ mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mandatij e tij, Armando Prenga i paraqet dorëheqjen Kuvendit.1488189196prenga

Kërkesa është depozituar më 25 shkurt, pikërisht në ditën kur Prokuroria e Përgjithshme i rikërkoi KQZ-së heqjen e mandatit të Prengës.

Në letrën e tij Prenga thekson se ligji i dekriminalizimit nuk parashikon në asnjë rast ndërprerje të mandatit të të zgjedhurit, por dënim me gjobë, megjithatë ai ka zgjedhur të dorëzojë mandatin për qetësinë e familjes së tij.

“Por dëshiroj tju informoj, ju z. Kryetar dhe opinionin publik se ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, në asnjë dispozitë të tij nuk parashikon ndërprerje të mandatit të të zgjedhurve, por një dënim me gjobë, siç është rasti im. Por, për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër, se heq dorë, sot dhe gjithmonë, nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më kanë ngarkuar”, shkruan Prenga në kërkesën e tij drejtuar Kuvendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here