HYRJE Big brother Plas sherri midis shoqeve shkodrane

Plas sherri midis shoqeve shkodrane

0
82

Gjatë lojës me shishe, Musa e pyet Donën se cili është çifti më fals në shtëpi.

“Ambra dhe Elsamedi”, përgjigjet Dona, ndërsa i kërkon falje Elsamedit. Ai i përgjigjet se nuk ka lidhje pasi ishte vetëm një pyetje.

Më pas, të shtrirë të dy, Dona i thotë Musës se Elsamedi u ndje shumë keq. “Po t’i mund të kishe zgjedhur një tjetër çift”, i thotë Musa.

“S’ka problem se do të më rrijë gjithë kohën afër”, i thotë Dona. “Prit ndonjë debat tani. S’është problemi jot”, i thotë ajo Musës.

Por pasi e cilësoi Ambrën dhe Elsamedin si çiftin fals në shtëpi, Dona ka folur me Ambrën, të cilën e njeh edhe nga jashtë, për ta sqaruar mbi konstatimin e saj.

“Ishte që nuk ju shoh shumë afër, ndaj e thash atë përgjigje, ndërsa për Fotininë dhe Danjelin, ata janë fals në shumë gjëra, por janë shumë afër njëri-tjetrit”, i tha Dona Ambrës.

Më tej, ajo i sqaron se mendimi është dhënë në bazë të asaj që ajo ka parë vetëm brenda dy ditëve në shtëpi.

Dy vajzat diskutuan edhe mbi kontradiktat e lindura mes Elsamedit dhe Danjelit e Fotinisë. Ambra i tregon Donës se pati edhe një bisedë me Fotininë.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here