Home Kosova Plani i Perendimit, Kosova ne OKB

Plani i Perendimit, Kosova ne OKB

966
0

Atifete-JahjagaQëllimi i vendeve Perëndimore është që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kështu shkruajnë mediat serbe mbi rrjedhojat e bisedimeve të radhës në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tyre kjo çështje është një ‘fshehtësi publike’ në qarqet diplomatike europiane dhe Presidenti i Serbisë është njoftuar për këtë fakt. Marrëveshja e re mes Kosovës dhe Serbisë, e quajtur ‘Bruksel 2’, do të ketë peshën e një marrëveshjeje ndërkombëtare dhe është pjesë e kornizës strategjike të BE-së për bisedime me Serbinë.

Që një shtet i ri të bëhet pjesë e OKB-së duhet fillimisht të dërgojë aplikimin pranë Këshillit të Sigurimit dhe të marrë të paktën 9 vota pro nga 15 anëtarët e Këshillit. Por, është e nevojshme që asnjë prej 5 vendeve anëtare permanente të Këshillit, që janë SHBA, Britania e Madhe, Kina, Franca dhe Rusia, të mos vendosin veton.

Deri më tani, Rusia ka paralajmëruar se do të vendosë veton për Kosovën dhe akoma nuk dihet se si diplomacia europiane mendon të bindë Rusinë, aq më tepër në kohën kur marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë të tensionuara për shkak të Ukrainës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here