Home Aktualitet Rama: Investimet terheqin vemendjen e turisteve te huaj

Rama: Investimet terheqin vemendjen e turisteve te huaj

357
0

146634247413490623_10153783518756523_2076107987374691410_oShqipëria turistike 2016 u ofron vendasve dhe të huajve disa zona bregdetare të trasnformuara brenda pak muajsh. Një prej tyre është Himara. Në dhjetor, aty nisën punimet për ndërtimin e shëtitores buzë detit. Dhe, përpara se sezoni veror të nisë intensivisht, shëtitorja e Himarës do të jetë e përfunduar.

Kryeministri Rama, që inspektoi punimet, beson se të tilla investime do të ndihmojnë në rritjen e vëmendjes së turistëve të huaj ndaj Shqipërisë.

“Ne kemi bërë përpjekje të konsiderueshme, për të sjellë në këtë zonë investime që nuk kanë ardhur më parë. Investime që synojnë të ndihmojnë drejtpërdrejt vet bashkitë dhe të rrisin kapacitetin e tyre për të pasur më shumë fuqi tërheqëse për turistët. I kemi dhënë mundësi që nuk i kanë pasur më parë”, deklaroi kryeministri Rama.

Një prej këtyre mundësive është investimi për ndërtimin e shëtitores buzë detit edhe në Qeparo. Me një gjatësi prej më shumë se një kilometër, me ndriçim dekorativ, 3 sheshe dhe 10 shatërvane, shëtitorja në Qeparo është për kryeministrin Rama një nga ato investime të bëra për herë të parë, që transformojnë dhe nxjerrin nga harresa disa nga zonat më tërheqëse për turistët.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i turistëve është rritur ende pa nisur sezoni, ndërsa sipas projeksioneve të autoriteteve priten 500 mijë turistë më shumë se vitin e kaluar, të cilët do të ndikojnë në hapjen e një treguesi të rëndësishëm për ndikimin pozitiv në ekonomi dhe hapjen e 5.500 vendeve të reja të punës në turizëm.

Previous articleShqiperia mund 1-0 Rumanine
Next articleDuka: Kryeministri, pasaporta diplomatike lojtareve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here