Home Politike Qeveria e re, ja kush jane ministrite

Qeveria e re, ja kush jane ministrite

1118
0

edi-rama-kryemninisterKryeministri i Zgjedhur Edi Rama bëri sot publike strukturën e re të qeverisë që do krijohet në shtator, duke premtuar reformim të thellë të brendshëm tek cdo ministri dhe ndarje të disa prej tyre. Sipas Ramës, shumica e ministrive por edhe vetë kryeministria do pastrohet nga një trup parazitare, sic tha ai.

“Është një strukturë e ndërtuar mbi bazën e një analize të hollësishme të strukturës ekzistuese dhe degëzimeve të saj që përbëjnë një trup me shumë parazitë brenda dhe kërkojnë një shkurtim drastik. Struktura është hartuar mbi bazën e prioriteteve dhe nevojave të rëndësishme që ka vendi. Kemi marrë në konsideratë domosdoshmërinë që të kemi një qeveri e cila të ketë fokus më tepër dhe përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultate me shumë më pak shpenzime nga taksat e qytetarëve”, tha Rama.

Që në fillim Rama premtoi një strukturim të organikës së kryeministrisë, duke u shprehur se do të shkurtojë kabinetin e mbingarkuar. Rama tha ndër të tjera se qeveria do ketë vetëm një zv/ministër pa portofol tjetër.

“Strukturim të godinës apo organikën së kryeministrisë, shkurtim të ndjeshëm të kësaj organike, raport i ri i drejtë dhe efikas mes kabinetit të kryeministrit dhe piramidës që sot duket e mbingarkuar dhe parazitare, shkurtim te komiteteve ndërministrore, reduktim të numrit të tyre në funksion të rritjes së fuqisë së tyre koordinuese. Do ketë një zv/ ministër pa portofol tjetër, që do fokusohet në cështje specifike”, tha ai.

Rama listoi më tej emrat e 15 ministrive të reja, ndërsa shtoi se do ketë edhe dy poste të tjera ministrash të cilët do kenë zyra në kryeministri dhe nuk do drejtojnë ministri të vecanta. Ai tha se do ketë një ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe një ministër për Çështjet Vendore.

Ja struktura e Qeverisë së re: 
1- Ministria e Brendshme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
2- Ministria e Mbrojtjes, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
3- Ministria e Jashtme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
4- Ministria e Integrimit
5- Ministria e Drejtesisë
6- Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
7- Ministria e Energjisë dhe Industrisë
8- Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës
9- Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10- Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
11- Ministria e Shëndetesisë
12- Ministria e Arsimit dhe Sportit
13- Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë
14- Ministria e Kulturës
15- Ministria e Mjedisit

Një ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike
Një ministër për Çështjet Vendore

Ministritë që nuk ndryshojnë
Kryeministria
Ministria e Financave
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Brendshme
Ministria e Jashtme
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Integrimit Europian
Ministria e Shëndetësisë

Ministritë që ndryshojnë
METE ndahet në: Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Energjetikes dhe Industrisë
MPPT ndahet në: Ministria për Zhvillimin Urban dhe Turizmin dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

Ministritë që krijohen
Krijohet Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Krijohet Ministria e Arsimit dhe Sportit
Krijohet Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise
Krijohet Ministria e Kulturës
Do të vendoset një ministër për Inovacionin
DAP rikthehet në kryeministri
Shkurtohet numri i komiteteve

PËRBËRJA E QEVERISË SË RE
Ndërsa kuriozitetit të madh për përbërjen e qeverisë së re Rama iu përgjigj menjëherë pas konferencës, në rrjetin social Twitter. Ai u shpreh se qeveria e re do ketë numrin më të madh të grave në histori.

“Për gjithë ata që pyesin pafund për përbërjen e qeverisë mund të them vetëm se do ketë numrin më të madh të grave në historinë e vendit”, tha ai.

RAMA PREZANTON SOT STRUKTUREN E QEVERISE SE RE
Ora: 13:00-
 Kryeministri i zgjedhur Edi Rama prezanton strukturën e qeverisjes së re. Në një postim në “Twitter” Rama shkruan: “Sot në 15.00 live tv paraqes strukturën e qeverisë së re.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, së bashku me aleatin e tij kryesor, LSI-në si dhe forcave të tjera të Aleancës për Shqipërinë Europiane,do të bashkëqeverisin vendin për rreth katër vite.

Në konferencën për shtyp pritet me interes ndarja e portofolave ministrore, mes PS dhe aleatëve, ndërkohë që Rama ka shpallur që në krye të herës, ndarjen e postit ministror nga mandati i deputetit.

Në bazë të marrëveshjes PS-LSI, pas zgjedhjeve të qershorit, dy aleatët Edi Rama dhe Ilir Meta bënë publike postet që do të mbajnë përkatësisht Rama-kryeministër dhe Meta-kryetar Kuvendi, ndërkohë për herë të parë u ngrit një grup pune  kryesuar nga Ilir Beqja (PS)  dhe Edmond Haxhinasto (LSI) për hartimin e programit të përbashkët qeverisës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here