Home Shendetesi Shtatzania, gjate trimestrit te pare evitoni lyerjen e flokeve.

Shtatzania, gjate trimestrit te pare evitoni lyerjen e flokeve.

762
0

shtatzaniaShumë vajza dhe gra bëjnë të njëjtën pyetje: a është e sigurt të lyesh flokët gjatë shtatzanisë? Disa bëhen merak, pasi kishin bërë ndonjë lloj trajtimi kimik të flokëve përpara se të merrnin vesh se ishin shtatzënë. Ndërsa ka nga ato që vihen në pozitë të vështirë pasi nuk duan që t’i dalin rrënjët, por nuk duan as të dëmtojnë beben e tyre, kështu që nuk dinë çfarë të bëjnë.

Gjithsesi, duket se nuk ka arsye reale për këto shqetësime. Nuk ka prova se bojërat moderne të flokëve ndikojnë te fetusi, pavarësisht se ka mjekë që rekomandojnë shmangien e lyerjes së flokëve gjatë tre muajve të parë. Kjo nuk do të thotë që kush ka lyer flokët përpara se të marrë vesh se është shtatzënë duhet të bëhet merak. Nuk ka asnjë studim që të provojë se bojërat e flokëve që përdoren aktualisht të shkaktojnë defekte në lindje apo aborte.

Megjithatë, në të kaluarën disa bojëra përmbanin formalinë, e cila është një substancë që dëmton fetusin dhe prandaj ka mbetur dhe përshtypja se lyerja e flokëve gjatë shtatzënisë është diçka e keqe. Formulat kimike të bojërave kanë ndryshuar shumë, çka ka qenë me përfitime jo vetëm nga gratë shtatzëna, por dhe për vetë flokët, të cilët tashmë dëmtohen shumë më pak nga këto procese kimike. Prandaj, mund të vazhdoni rutinën tuaj të bukurisë dhe gjatë shtatzënisë. Por ama, sigurohuni që nuhatja juaj do të tolerojë këto kimikate, pasi hormonet shkaktojnë në rritje të ndjeshmërisë ndaj erërave dhe aromave.

Megjithatë, nëse vazhdoni të jeni jo e qetë për sa i përket kësaj teme apo nëse mjeku juaj ju ka rekomanduar që mos të lyeni flokët gjatë shtatzënisë, bisedoni me parukjerin tuaj mbi alternativa të tjera. Ekzistojnë bojëra me origjinë bimore dhe shampo ngjyruese, efekti i të cilëve zgjat 26 deri 28 larje. Por kujdes, duhet të shmangni permanentin apo drejtimin e flokëve me substanca kimike të kryera në parukeri, pasi qëndron mundësia se substancat e përdorura gjatë këtyre proceseve ndikojnë te fetusi. Gjithsesi, duhet të konsultoheni me një gjinekolog në rast se keni pyetje të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here