Home Aktualitet Denoncon bashkeshortin: Me shfrytezon per prostitucion.

Denoncon bashkeshortin: Me shfrytezon per prostitucion.

718
0

Policia-TiraneDenoncon bashkëshortin për shfrytëzim prostitucioni. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ndërkohë që uniformat blu kanë nisur procedimin penal për të akuzuarin. Sipas burimeve policore, ditën e djeshme, 30-vjeçarja A.Matraku ka bërë denoncimin e saj në ambientet e Komisariatit nr.3 në Tiranë, duke deklaruar se prej kohësh është shfrytëzuar për prostitucion.

Burime policore bëjnë me dije se Matraku, nënë e një fëmije të vogël, ka denoncuar bashkëshortin e saj, O. Matraku, për të cilin ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Të njëjtat burime policore sqarojnë se 30-vjeçarja është shprehur në polici se prej disa kohësh, bashkëshorti e shfrytëzonte atë për prostitucion.

Sipas policisë, çifti ishte ndarë për disa kohë dhe pas një periudhe ishin bashkuar sërish bashkë, për hir të fëmijës. Gjatë kësaj kohe, prej afro pesë muajsh, O. Matraku e kishte detyruar bashkëshorten e tij të kryente marrëdhënie seksuale me persona të tjerë, në këmbim të disa të hollave.

A.Matraku ka dashur që ta bëjë më parë denoncimin në polici, por ka pasur frikën e bashkëshortit të saj, i cili e kërcënonte dhe e detyronte me forcë që të kthehej në prostitutë. Ndërkohë, mësohet se për këtë rast kanë nisur hetimet, pasi 30-vjeçarja ka bërë denoncimin pranë Komisariatit nr.3 në Tiranë. Mësohet se dosja i ka kaluar për shqyrtim skuadrës së Anti-trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe organit të Prokurorisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here