Home Ekonomi TAP, diskutohet projekti. Rama ne Azerbajxhan.

TAP, diskutohet projekti. Rama ne Azerbajxhan.

707
0

GAZSJELLESI TAPKryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ndodhen në Azerbajxhan për të diskutuar për projektin e gazsjellësit TAP.

Lajmi është bërë me dije mbrëmjen e djeshme nga ministri Bushati, i cili nëpërmjet faqes së tij në “Twitter” ka njoftuar mbërritjen e delegacionit shqiptar në Baku.

Në qendër të diskutimeve, siç thekson edhe ministri Bushati do të jetë fillimi i investimeve të projektit TAP. Në takimet që delegacioni shqiptar do të ketë do të diskutohet edhe për projektin IAP.

Mediat e huaja shkruajnë se sot në Baku pritet vendimi përfundimtar për investimet e Shah Deniz, i cili është quajtur “Kontrata e re e shekullit”. Në ceremoninë që pritet të zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, përveç ministrit shqiptar marrin pjesë edhe kryeministri i Gjeorgjisë dhe ai i Kroacisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here